LAJMI I FUNDIT:

Policia izraelite kap dy të arratisurit e fundit, javë më parë gjashtë palestinezë hapën tunelin me një lugë të ndryshkur

Policia izraelite kap dy të arratisurit e fundit, javë më parë gjashtë palestinezë hapën tunelin me një lugë të ndryshkur

Forcat izraelite kanë arritur sot të kapin dy të arratisurit e fundit palestinezë nga gjashtë sa ishin në total, që së fundmi ishin arratisur nga një burg në Izrael.

Palestinezët kishin hapur tunelin në burgun e sigurisë së lartë, duke ngritur kështu pyetjen te ekspertët e sigurisë në Izrael – nëse niveli i sigurisë përmbush kriteret e kërkuara, transmeton Telegrafi.


Dy pjesëtarë të grupit militant  “xhihadi islamik” u arrestuan në orët e para të mëngjesit brenda një shtëpie në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor, ka bërë të ditur komesari izraelit i policisë, Jakov Shabtai.

Zëdhënësja e policisë izraelite, ka zbuluar edhe emrat e dy të arratisurve: Ajham Najef Kamamdzi dhe Munadel Jakub Infejat.

Kujtojmë që javë më parë ata ishin arratisur me katër tjerë – duke përdorur një lugë të ndryshkur për ta hapur gropën nga e cila arritën të dalin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori