LAJMI I FUNDIT:

Policia prezanton top 10 rastet e vitit 2019 në rajonin e Pejës

Policia prezanton top 10 rastet e vitit 2019 në rajonin e Pejës

Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë sot ka dhënë një përmbledhje me 10 top rastet e përzgjedhura gjatë vitit 2019 nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në të cilat thuhet se është bërë punë voluminoze.

Më poshtë mund t’i gjeni top 10 rastet e përzgjedhura nga Policia në Pejë:  


Vrasje

Më 23.06.2014 në fshatin  Llukë të komunës së Deçanit, ka ndodhur një incident vrasje, ku me armë zjarri është vrarë shtetasi m/k/sh.

Nga hetimet e bëra hetuesit rajonal DRP Pejë kanë gjetur prova të mjaftueshëm për një të dyshuar identifikuar me vonë dhe nga rrjedha e hetimeve janë siguruar edhe dëshmi tjera se pos të dyshuarit zbuluar, ka të përfshirë edhe persona tjerë. Bazuar në dëshmitë e siguruara i dyshuari tani është i dënuar me 18 vite burg.

Me zhvillimin e hetimeve në koordinim me organet e drejtësi, më pastaj janë arrestuar edhe 3 persona tjerë të dyshuar dhe në nëntor të këtij viti është shpallur Aktgjykimi për ketë rast ku janë dënuar 4 persona me 49 vite burg.

Detyrim

Më 08.03.2019 në Stacionin policor Istog është paraqitur viktima me profesion oficer korrektues në Burgun e Dubravës, i cili ka deklaruar se është duke u kërcënuar me jetë së bashku me familjen e tij, me ç’rast seriozisht ishte rrezikuar siguria e tij dhe e familjes se tij.

Nga viktima një person i panjohur kërkonte para në vlerë prej pesëmbëdhjetëmijë euro, duke i vendosur edhe një afat kohor shumë të shkurtër, deri kur duhet paguar, në të kundërtën do t’i vrisnin njërin nga djemtë e tij.

Nga veprimet hetimore të bëra në ketë rast duke përfshirë masat e fshehta, puna në terren, bastisjet si dhe dëshmitë e siguruara, pak para se te skadonte afati i vendosur nga i dyshuari, është arrestuar personi i dyshuar bazuar në dëshmitë materiale me të cilat ishte kryer vepra.

Vlen të ceket se viktima e këtij rasti  ishte i sëmurë dhe gjatë kësaj kohe ka pasur frikë dhe stres të madhe, me ç’rast i është keqësuar gjendja shëndetësore.

 Rrëmbim

Më 05.04.2019, rreth orës 08:30 në rrugën “Sali Hadergjonaj” – Deçan,  ka ndodhur një incident “Rrëmbim”, ku dy persona të panjohur, me forcë dhe në mënyrë të rrezikshme e marrin një femër, e fusin në një automjet dhe largohen në drejtim të panjohur.

Nga hetimet e bëra të njëjtën ditë është bërë i mundur identifikimi i kryesve të këtij rasti, duke siguruar të gjitha provat materiale ku pak para se të arrestohen të dyshuarit, e kanë liruar viktimën (femër) qëmbanin peng, tek e cila mjekët kanë konstatuar lëndime.

Rrëmbim

Më 05.06.2019  Policia DRP-Pejë ka marr një informatë se në fshatin Staradran-Istog është duke u mbajt i rrëmbyer një person dhe jeta e tij ishte në rrezik. Pas këtij informacioni, të gjitha njësit relevante policore i janë përgjigjur këtij rasti, me ç’rast janë siguruar të gjitha informatat e nevojshme, janë bastisur disa lokacione dhe pas veprimeve operativo-hetimore të ndërmarra në teren, rreth orës 15:30  është bërë e mundur gjetja dhe lirimi i një personi që mbahej peng, (i mbyllur) nga orët e hershme te mëngjesit në njërën nga shtëpitë e fshatit Stardran, i cili ishte marr me forcë në qytetin e Mitrovicës.

Me këtë rast janë arrestuar 3 persona, është konfiskuar mjeti me të cilin është kryer vepra penale, po ashtu hetuesit kanë gjetur dhe mbledhur dëshmi materiale për nevojat e procedurës.

Viktima nga maltretimet dhe presionet e të dyshuarve gjendjen shëndetësore e kishte të rënduar, por të njëjtit i është ka ofruar ndihma mjekësor në vend ngjarje ku mbahej, me ç’rast mjeket kanë konstatuar  lëndimet që kishte pësuar.

Grabitje e armatosur

Më 22/01/2019 rreth orës 11:00 është grabitë qendra tregtare Viva Fresh ne qytetin e Deçanit. Me këtë rast grabitësit nën kërcënimin e armës kishin grabitur rreth 9000 €. Nga veprimet e ndërmarra në këtë rast, mbledhja e video xhirimeve, puna në teren pa ndërprerë dhe dëshmitë e mbledhura, është arrit që të identifikohen dhe të arrestohen grupi prej 6 personave të dyshuarve.

Vlen të ceket se në këtë rast janë shikuar shumë orë video xhirime, është punuar në teren shumë kohë pa ndërprerë dhe atë natë dhe ditë duke operuar në qytetet e Prizrenit , Suharekës ku është arrit që të identifikohen dhe të arrestohen në qytetin e Fushë Kosovës.

Grupi i të arrestuarve kanë qenë me precedent kriminal, të cilët kishin operuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe janë të njohur si kryes të veprave të shumta penale.

Po ashtu vlen të ceket se të dyshuarit kishin marr informacione dhe kishin planifikuar shumë ditë më parë si grup i organizuar mirë për të vepruar në ketë rast dhe raste tjera.

Grabitje

Ky rast ka të bëjë me 5 raste të veprës së grabitjes.

Informojmë se për këto raste është punuar nga hetuesit për një kohë te gjatë për identifikimin e një grabitësi i cili ka vepruar vetëm, pa lënë asnjë gjurmë dhe zakonisht grabiste filialet e bankave mikrofinaciare dhe filialet e distribuimit të produkteve të kompanisë telefonike IPKO, ku viktima ishinvetëm femrat.

I dyshuari vepronte në qetësi ku fillimisht mashtronte për arsyen e fshehjes së fytyrës e me pas ekspozonte armën.

Nga veprimet e ndërmarra nga njësiti hetimeve rajonale, është punuar shumë në shikimin e shumë orë

të video xhirimeve të marra nga shumë lokacione, intervistimi i shumë dëshmitarëve dhe të dyshimtëve të mundshëm, të gjitha fotot e të dyshuarve janë krahasuar me të dhënat e mara nga viktimat.

I vetmi identifikim të cilin kanë mundur ta përshkruajnë viktimat, kanë qenë sytë e të dyshuarit dhe pas një kohe është arrit që të mblidhen edhe më shumë foto të dyshuarve të mundshëm, ku më pas i janë prezantuar viktimave të rasteve dhe si rrjedhojë e këtij identifikimi, ka rezultuar që të gjitha (7 viktimat) kanë identifikuar të njëjtën foto të syve të prezantuar nga hetuesit.

I dyshuari është arrestuar dhe është dënuar 6 vite burg.

 Braktisje e fëmijës (foshnjës).

Rasti ka ndodhur më 20.05.2019 rreth orës 14:10 në Spitalin Rajonal Pejë. Atëherë një femër e panjohur, në Spitalin Rajonal në Pejë, në repartin e Gjinekologjisë, kishte sjellë në kontroll foshnjën e porsalindur të gjinisë mashkullore. Gjatë konsultimit me mjekun kujdestarë të repartit të gjinekologjisë, kishte kërkuar të dalë jashtë për të përdorur WC-në.

Pasi që mjeku i cili kishte filluar kontrollimin e foshnjës ia kishte lejuar që të shkoj në WC-e, femra e panjohur është larguar nga Spitali Rajonal në Pejë, në drejtim të panjohur. 

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore-operative ( kontrollimi i video incizimeve të kamerave të sigurisë, intervistimin e dëshmitarëve), nga hetuesit rajonal, është arritur të identifikohet, arrestohet e dyshuara për braktisje të foshnjës së porsalindur, e cila në këtë spital kishte ardhur nga një rajon tjetër.

Grabitje e armatosur dhe lëndim i rëndë trupor

Rasti i ndodhur në vitin 2016, me ç’rast persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e viktimës nën kërcënimin e armës, kanë grabitur nga viktima rreth 200 000 euro.

Pas punës hetimore nga ana e hetuesve rajonal së bashku me krim teknikën në  bazë të analizave tekniko kriminalistike ADN-ës është arritur  të identifikohet i dyshuari dhe është arrestuar ne  vitin 2019.

I dyshuari në bazë të provave është dënuar me 8 vite burg.

 Grabitje e armatosur

Rasti i ndodhur ne vitin 2018 ‘Grabitje e armatosur’ në rrugën ‘Bill Klinton’ Pejë, me ç’rast i dyshuari kishte hyrë në një bastore sportive dhe nën kërcënimin e armës, i maskuar kishte grabitur një shumë të hollave.

Pas një punë aktive të hetuesve së bashku me krim tekniken në bazë të analizave kriminalistike të ADN-së është arrit të identifikohet i dyshuari dhe në dhjetor të vitit 2019 është arrestuar.

Vrasje e rëndë

Viktima e rastit femër, pasi që ishte zhdukur disa javë, Sektori Rajonal i Hetimeve gjatë hetime të vazhdueshme ka gjetur trupin e viktimën së vrarë në bjeshkën e fsh Strellc-Deçan. Pas hetimeve intensive janë gjetur prova dhe dëshmi, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, i cili në këtë vit është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori