LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë shkatërron grupin kriminal që ka kontrabanduar emigrantë (Video)

Policia e Maqedonisë shkatërron grupin kriminal që ka kontrabanduar emigrantë (Video)

Në një aksionin policor dje është shkatërruar një grup kriminal nëntëanëtarësh, i cili ka organizuar kontrabandimin e emigrantëve me falsifikim të dokumenteve të udhëtimit ndërsa ka vepruar në territorin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në konferecë për shtyp tha se aksioni i MPB-së ka qenë në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Siguri dhe Hetime pranë Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Evropol, Selek, si dhe policitë e Shqipërisë, Austrisë, Spanjës dhe Bullgarisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Hetimi kriminalistik është zbatuar në 18 muajt e kaluar. Grupi kriminal nga Maqedonia ishte identifikuar si pjesë e rrjetit të organizuar kriminal ndërkombëtar me bashkëpunëtorë nga Shqipëria, Bullgaria, Spanja, Republika Domenikane, Hondurasi, Guatemala dhe Meksikoja. Anëtarët e këtij grupi kriminal kanë organizuar kontrabandim të më shumë grupeve të emigrantëve ilegal me origjinë nga Shqipëria dhe Maqedonia me destinacion përfundimtar SHBA-ja dhe Kanadaja”, tha Spasovski.

Kontrabandimi është organizuar për persona të cilët nuk mund të marrin vizë për udhëtim drejt destinacioneve të theksuara përmes rrugës së rregullt. Shumën që e kanë kërkuar për udhëtim për person ka qenë prej 20 deri në 25 mijë dollarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori