LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston 22 persona në Gjakovë e Prishtinë, për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës arreston 22 persona në Gjakovë e Prishtinë, për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësitë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ), në rajonet respektive, në Gjakovë dhe në Prishtinë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, këto tri ditë kanë realizuar operacione policore, nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme dhe ka rezultuar që:

“Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe tetë (8) të dyshuara femra K-Shqiptare, nën dyshimin për vepra të kundërligjshme, konkretisht për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.


Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre (të dyshuarit nr.1 dhe nr. 2) janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion” ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për veprën kundërvajtëse ”marrje me prostitucion“.

Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k.

Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për veper penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion” kurse të dyshuarat nr. 3 dhe nr. 4 për veprën kundervajtëse” marrje me prostitucion “”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara nr. 1 ndalet per 48 orë, ndersa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori