LAJMI I FUNDIT:

Policia e ka arrestuar vrasësin e reperit Nipsey Hussle

Policia e ka arrestuar vrasësin e reperit Nipsey Hussle
Nipsey Hussle, Eric Holder (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Policia e Los Angelesit e ka arrestuar të dyshuarin për vrasësin e Nipsey Hussle, pas një kërkimi intensiv.

29-vjeçari Eric Holder është arrestuar nga policia pasditen e të hënës në Bellflower, rreth 32 kilometra larg vendit ku e kishte vrarë reperin ditën e diel.


Autoritetet kanë bërë të ditur se e kanë arrestuar rreth orës 13:30 me kohën lokale (22:30 me orën tonë), ndërsa nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Identifikohet vrasësi i Nipsey Hussle, reperi u qëllua me gjashtë plumba në prani të vajzës së tij
Lexo po ashtu Identifikohet vrasësi i Nipsey Hussle, reperi u qëllua me gjashtë plumba në prani të vajzës së tij

Burime brenda policisë kanë thënë se reperi dhe vrasësi i tij janë njohur me njëri-tjetrin. Megjithatë, detaje të tjera nuk janë dhënë e as që është përmendur motivi duke theksuar se ka qenë “për çështje personale” dhe nuk është urdhëruar nga udhëheqësit e bandës.

Pamje nga vrasja e Nipsey Hussle

Holder akuzohet se i është afruar Hussle në parkingun jashtë dyqanit të tij dhe është zënë me fjalë me të dhe dy persona të tjerë, pastaj ka nisur të largohej dhe përnjëherë është kthyer me armë në dorë.

Ai ka hapur zjarr duke shtënë mbi tre persona – duke e lënë reperin të vrarë dhe dy të tjerët të plagosur – dhe është larguar me një automjet që e priste, të cilin e drejtonte një femër e paidentifikuar. Vrasja brutale është xhiruar nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori