LAJMI I FUNDIT:

Polici dhe policja suspendohen pasi kapen duke bërë seks gjatë orarit të punës, publikohen mesazhet perverse që i kishin shkëmbyer

Polici dhe policja suspendohen pasi kapen duke bërë seks gjatë orarit të punës, publikohen mesazhet perverse që i kishin shkëmbyer

Dy policë nga San Antonio i Teksasit janë suspenduar për një kohë të pacaktuar, pasi që shefat e tyre kanë konstatuar se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës.

Eman Fondren dhe Rebbeca Martinez, të cilët tash e shumë vite punojnë në të njëjtën njësi, kishin shkatërruar sistemin GPS në veturën e tyre zyrtare gjatë 16 shkurtit, me qëllim që të mund të ‘zhduken’ dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës, transmeton Telegrafi.


Dyshja ishin zbuluar kur bashkëshortja e Emanit i zuri në vepër, e cila më pas kishte publikuar mesazhet që ‘çifti’ i kishin shkëmbyer.

R: Mendoj se duhet të ma japësh k… në orarin e punës. Të dua.

E: Jam i sigurt se do t’i përmbush të gjitha dëshirat e tua.

R: Po rrezikojmë paksa, por jam në disponim për aksion.

Policia ka bërë të ditur se dyshja kishin shkuar në apartamentin e një miku të përbashkët gjatë orarit të punës, ku kanë bërë seks. /Telegrafi/