LAJMI I FUNDIT:

Pogba xhirohet duke u stërvitur para ndeshjes ndaj Nantes

Pogba xhirohet duke u stërvitur para ndeshjes ndaj Nantes
(Foto: Twitter/Futball News)

Juventusi është duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Nantes, ndërsa Paul Pogba është parë duke u stërvitur në Continassa dhe ka dhënë shenja pozitive.

Francezi nuk ka luajtur gjatë gjithë sezonit për shkak të këndimit të pësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgatitjet parasezonale.


Pas përpjekjeve të pasuksesshme për një plan trajtimi konservativ, 29-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në muajin shtator dhe që nga ajo kohë po punon ngadalë për rikuperimin e tij.

Allegri: Pogba nuk luan ndaj Fiorentinës, nuk e di kur kthehet
Lexo po ashtu Allegri: Pogba nuk luan ndaj Fiorentinës, nuk e di kur kthehet

Gjatë të mërkurës, Pogba është parë duke bërë nxehjet në qendrën stërvitore të Juventusit dhe iu është bashkuar futbollistëve tjerë për ndeshjen stërvitore duke i dhënë shpresa se mund t’i bashkohet ekipit në sfidën e të enjtes.

Te Zonja e Vjetër janë kthyer po ashtu edhe Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci duke u mundësuar trajnerit Massimiliano Allegri që të marrë frymë më lirshëm. /Telegrafi/