21 vjeçari, i cili është një prej lojtarëve më të vlerësuar në botën e futbollit është lidhur me kalime sensacionale te Chelsea dhe Real Madridi, e po ashtu edhe me një kthim te Manchester United.

“Paul ka rinovuar kontratën e tij dhe ai ka kontratë për pesë vjet me Juventusin, kështu që të shohim ajo që do të ndodhë gjatë verës tjetër”.


“Ai do të qëndrojë në Itali këtë sezon, sigurt, mirëpo ajo që do të ndodhë pas verës varet prej tij dhe Juventusit. Unë jam që një kohë të gjatë në futboll dhe mund t'iu them se nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Paul Pogba sot është lojtari më i shtrenjt në treg, dhe natyrisht është rrezik sepse ka klube që mund ta blejnë”.

“Nuk dua të përmend emra, mirëpo të gjithë e dinë se janë disa klube që mund ta blejnë atë, që kanë para për ta blerë atë. Ato do të luftojnë fyt për fyt qysh prej verës tjetër”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/

telegrafi sport app