LAJMI I FUNDIT:

Pogba gati të largohet nga Man Utd për Juventusin

Pogba gati të largohet nga Man Utd për Juventusin

Paul Pogba nuk ka ndërmend të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin dhe opsioni i tij i preferuar është Juventusi, por lojtari ndiqet edhe nga Real Madridi.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit 28-vjeçar do të përfundojë në qershor të 2022 dhe negociatat për një zgjatje duket se kanë dështuar.

Pasiguria mbi fatin e menaxherit Ole Gunnar Solskjaer është gjithashtu pas hezitimit, duke ndjerë se koha e tij në Old Trafford ka përfunduar.

Katër opsionet e Paul Pogbas: Man United, Real Madrid, PSG ose Juventus – kë do duhet ta zgjedh francezi?
Lexo po ashtu Katër opsionet e Paul Pogbas: Man United, Real Madrid, PSG ose Juventus – kë do duhet ta zgjedh francezi?

Sipas ekspertit të transferimeve të Sportitalia, Rudy Galetti, agjenti Mino Raiola dhe Pogba kanë vendosur të mos nënshkruajnë një marrëveshje të re dhe francezi do të largohet këtë verë si lojtar i lirë.

Një rikthim në Juventus thuhet se është zgjedhja e parë për francezin, pasi ai pati disa nga sezonet më të mira të karrierës së tij në Torino nga 2012 deri në 2016.

Ai u kthye te Manchester United në vitin 2016 për 105 milionë euro dhe tani është vendosur të largohet sërish falas.

Për të përballuar pagën e Pogbas, bardhezinjtë do të duhet të shesin Aaron Ramsey dhe Weston McKennie ose Adrien Rabiot.

Real Madridi vazhdon të monitorojë situatën e Pogbas
Lexo po ashtu Real Madridi vazhdon të monitorojë situatën e Pogbas

Më pas ata mund të propozojnë një kontratë me vlerë 12 milionë euro në sezon plus bonuse.

Një ekip rezervë për Pogban do të ishte Real Madridi, ndërsa Paris Saint-Germain nuk duket të jetë një opsion për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori