LAJMI I FUNDIT:

Poetja kubane Morejon ngushëllon familjet e viktimave nga vërshimet në Shkup

Poetja kubane Morejon ngushëllon familjet e viktimave nga vërshimet në Shkup

Fituesja e “Kurorës së artë“ në mbrëmjet strugane të poezisë në vitin 2006, poetja kubane Nancy Morejon ka shprehur shqetësim për popullatën e prekur nga moti i ligë në Shkup dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Do të doja tu them se jam shumë e brengosur për situatën e atjeshme. Për fat të keq për momentin nuk i kam emrat dhe adresat e miqve të mi të cilët kurë nuk do ti harroj. Do të doja ta ndaj shqetësimin tim me komunitetin poetik në Maqedoni”, thotë Morehon në porosinë e dërguar deri te Mbrëmjet poetike të Strugës./Telegrafi/