LAJMI I FUNDIT:

Po vjen në Prishtinë DJ ylli italian, kloni i Marco Carolas

Po vjen në Prishtinë DJ ylli italian, kloni i Marco Carolas

Pas hapjes spektakolare të sezonit dimëror fundjavën e kaluar, Zone Club po e nisë ndejën e parë me një emër shumë interesant të muzikës elektronike. Të shtunën në mesnatë, Leon aka kloni i Marco Carola po vjen në Prishtinë.

Leon është njëri nga DJ-të më të përfolur të vitit të kaluar në Itali, dhe ai njihet edhe si “kloni i Marco Carola’s, për shkak të ngjashmërisë që ky DJ italian ka me emrin e madh të muzikës elektronike.
Me muzikën e tij të veçantë, Leon ka arritur që në vitet e fundit të vlerësohet shumë për punën e tij dhe të arrijë famë dhe mbështetje edhe nga DJ-të e famshëm botëror, sikurse Steve Lawler, Luciano, Carol Cox, MANDY, Loco Dice, Ricardo Villalobos, Tiefschwarz Matthias Tanzmann, shumica prej të cilëve poashtu kanë performuar në Zone Club.


Kjo është ndeja e parë e muzikës elektronike në Zone pas hapjes së sezonit dimëror në qendër të qytetit, ku ishin të pranishëm shumica e fytyrave publike dhe këngëtarë të shumtë të estradës tonë.

Konfirmoni pjesëarrmjen në këtë ngjarje: Saturday / Leon music on @zoneclub