LAJMI I FUNDIT:

Po vjen Ballo Shqiptare 3! Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada rrëfejnë detajet e mbrëmjes kulturore shqiptare që bazohet mbi traditat (Foto)

Po vjen Ballo Shqiptare 3! Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada rrëfejnë detajet e mbrëmjes kulturore shqiptare që bazohet mbi traditat (Foto)

Filloi si iniciativë para dy viteve, ndërsa tashmë është shndërruar në një mbrëmje kulturore, e cila mbahet vit për vit duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare.

Dy inciatoret e kësaj balloje janë Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada, dy ikona të bukurisë shqiptare.


Me vullnet të plotë dhe shumë dëshirë, ato kanë mbledhur forcat për të organizuar edhe “Ballon Shqiptare 3”, e cila do të vijë pak më ndryshe këtë herë dhe me shumë befasi.

Gjatë një bisede për Telegrafin, Diellza Kolgeci ka shpalosur disa nga detajet e kësaj mbrëmje e cila do të mbahet më 2 dhjetor në kryeqytet.

“Kjo ide më ka lindur shumë kohë më parë, por para tri viteve bëmë që të realizohet. Më vjen mirë që është bërë tradicionale dhe po pritet shumë mirë nga të gjithë. Është diçka që i ka rikthye vlerat e traditës tonë shqiptare në muzikë, ushqim, valle e veshje. Vetë fjala “Ballo” do të thotë vallëzim, andaj kryesisht kjo natë do të kalohet në atmosferë duke vallëzuar, duke dëgjuar muzikë të mirëfilltë shqiptare, duke shijuar ushqime tradicionale dhe duke u mësuar diçka më shumë rreth veshjes tonë të bukur kombëtare që kemi një laramani në veshje dhe dizajne shumë të bukura”, tha Diellza Kolgeci për Telegrafin.

Diellza Kolgeci. (Ballo Shqiptare 2)

Në vazhdimin e bisedës, Kolgeci tregoi se kësaj mbrëmje nuk do t’i mungojnë edhe shumë fytyra publike, si dhe kodi i veshjes i cili është përcaktuar për këtë ballo.

“Do të ketë fytyra të profileve të ndryshme nga arti, biznesi,politika dhe ambasadat. Preferohet veshje solemne me ndonjë detaj të veshjes kombëtare shqiptare. Ky kod e bënë edhe më të bukur gjithë organizimin, sepse njerëzit hulumtojnë për të kombinuar veshjet kombëtare me ato moderne”, tha më tej Kolgeci.

Pamje nga atmosfera e krijuar vitin e kaluar në “Ballo Shqiptare 2”

E kur jemi tek veshjet, kush më mirë se stilistja Afërdita Paqarada mund të tregojë rreth trendit që do të karakterizojë një natë të tillë.

Për Telegrafin, stilistja tregoi se si ndjehet për herë të tretë si organizatore e një balloje të tillë, dhe cilat do të jenë stilet e veshjeve që do promovohen në “Ballon Shqiptare 3”.

“Është hera e tretë që përmes ‘Ballos Shqiptare’ po i shpalosim vlerat e kulturës shqiptare jo vetëm në veshje, por edhe në vallëzim e ushqim. Meqë çdo vit si kod i veshjes është i preferuar një detaj nga veshja kombëtare (e që për çdo vit ka qenë e respektuar nga të gjithë mysafirët), edhe këtë herë preferohet që sipas shijes dhe mundësisë, mysafirët të kenë ndonjë detaj nga veshje tradicionale shqiptare, por që nuk është obligative. Veshjet janë zgjedhje e lirë e secilit mysafir dhe meqë unë jam në cilësinë e organizatores nuk kam plan të stiloj ndonjë veshje të tjerëve (sepse kam mjaft për të bërë rreth organizimit), por do të i përzgjedhim disa stilistë që do të na i realizojnë fustanet mua, dhe mikes sime Diellzës”, tha Afërdita Paqarada për Telegrafin.

Afërdita Paqarada. (Ballo Shqiptare 2)

“Ballo Shqiptare 3” do të ndajë edhe mirënjohje për artistët me kontribut artistik, teksa do të shoqërohet me muzikë tradicionale shqiptare, dhe prezent do jenë edhe Baleti Kombëtar.

“Është me rëndësi të ceket që edhe këtë vit do të ndajmë mirënjohje artistëve për kontributin që e kanë dhënë në art dhe kulturë. Veshjet tipike tradicionale nga regjione të ndryshme shqiptare do të prezantohen përmes ansamblit të Dilaver Kryeziut, ndërsa ushqimi tradicional do të prezantohet përmes sofrave tradicionale. Muzika tradicionale shqiptare dhe Baleti i Kosovës do jenë prezent atë mbrëmje”, tha më tej Paqarada.

Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada në “Ballon Shqiptare 2”

Ndërkohë, kjo “Ballo Shqiptare” është përkrahur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili si gjithnjë ka shprehur gatishmërinë e tij për mbështetje në të gjitha eventet që nxjerrin në pah vlerat kulturore të vendit.

Afërdita dhe Diellza vizituan së fundmi zyrën e kryeministrit, teksa për Telegrafin, Diellza tregon se si ka shkuar ky takim.

“Kryeministri si çdo herë është shumë mikpritës dhe çdo herë ka përkrahë projektet tona. Ai do të jetë prezent, sepse ka qenë edhe vitin e kaluar dhe i ka pëlqyer shumë organizimi”, përfundoi Diellza Kolgeci për Telegrafin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mirëpriti në zyrën e tij organizatoret Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, me çrast edhe pranoi ftesën për të qenë pjesë e “Ballo Shqiptare 3”

Mbrëmjet e tilla kulturore në vend që nxjerrin në pah traditën shqiptare janë të pakta, por duket se “Ballo Shqiptare”, dalë nga dalë po shndërrohet në një bastion të pasqyrimit të vlerave kombëtare brenda një nate ku të gjithë vallëzojnë. /Telegrafi/

Në vazhdim: Disa nga aktivitetet e zhvilluara në “Ballon Shqiptare 2” vitin e kaluar, me ç’rast pritet që e njëjta atmosferë të mbizotërojë edhe këtë vit:

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori