"Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë”, Brikena konfirmon ndarjen dhe tregon arsyen e largimit

Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Brikena, ka konfirmuar për herë të parë se lidhja e saj me Mateon ka përfunduar.
Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në grupin e saj të fansave në Instagram, ku sqaroi se ndarja ka ndodhur me respekt të ndërsjellë dhe pa konflikte mes tyre.

“Përshëndetje të gjithëve! Nuk e kam pasur të lehtë të shkruaj këtë mesazh deri më sot, sepse gjithmonë kam preferuar që gjërat personale t’i mbaj private. Megjithatë, duke parë interesimin dhe pyetjet e shumta, mendoj se tani më shumë se kurrë ju detyrohem një sqarim.
Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Kjo është një gjë që dua ta them qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta.
Kam ende respekt për të dhe për gjithçka kemi kaluar bashkë. Ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Ndonjëherë në jetë rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje apo fajësime.
Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe. Jo sepse nuk ju vlerësoj apo nuk ju dua, por sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate. Kam nevojë për pak qetësi dhe kohë për veten time.
Ju falënderoj nga zemra për gjithë dashurinë, mbështetjen dhe respektin që më keni dhënë gjithmonë. Do t’ju jem mirënjohëse pafund për çdo fjalë të mirë dhe për çdo moment që keni qenë pranë meje. Me dashuri”, shkruan Brikena në mesazhin e saj për fansat.
Në fund të reagimit të saj, Brikena falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme dhe kërkoi mirëkuptim gjatë kësaj periudhe personale. /Telegrafi/












































