LAJMI I FUNDIT:

Po transportonin trungje bredhi, policia arreston dy persona në Deçan

Po transportonin trungje bredhi, policia arreston dy persona në Deçan

Dy persona janë arrestuar në Deçan pasi të njëjtit janë hasur duke transportuar tetë trungje bredhi me automjetin e tyre.

Pas kontrollit në automjet në një çantë është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.


Substanca dyshohet se i parket një personi tjetër i cili posa kishte vërejtur policinë ishte ikur në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vetura me ngarkesë është konfiskuar për procedura tjera. /Telegrafi/