LAJMI I FUNDIT:

Po punon për rikthim në muzikë, Era Istrefi provokon në imazhet të reja

Po punon për rikthim në muzikë, Era Istrefi provokon në imazhet të reja

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi pas një pauze të gjatë, pak kohë më para paralajmëroj se po punon për t’u rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Por, gjatë kësaj kohe këngëtarja po iu qëndron afër fansave duke sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.


Edhe së fundmi, krijuesja e “Bon bon” postoi një fotosesion të ri, në të cilin dukej në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E veshur e tëra në veshje bardhë e zi nga “Dolce & Gabbana”, pantallona dhe bluzë të shkurtër dhe çizme me taka të larta, Era mahnit me dukjen plot stil.

Foto: Era Istrefi/Instagram

“Sytë e tu po thonë, a po vjen po e bëjmë”, ka shkruar Era në mbishkrimin e imazheve, duke lënë të kuptohet se është një fragment i shkëputur nga ndonjë projekt i ri muzikor.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që kënga e saj e fundit është “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash, që u publikua në mars të vitit 2020. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram