LAJMI I FUNDIT:

Plummer e ka zëvendësuar për mrekulli Kevin Spaceyn në “All The Money In The World” (Video)

Plummer e ka zëvendësuar për mrekulli Kevin Spaceyn në “All The Money In The World” (Video)

Se reputacioni është shumë i rëndësishëm në Hollywood e ka dëshmuar regjisori Ridley Scott, i cili e ka zëvendësuar protagonistin kryesor në filmin “All The Money In The World”.

Rolin kryesor në film është dashur ta luante Kevin Spacey, mirëpo ai është zëvendësuar nga Christopher Plummer.


Para disa muajsh, Spacey është akuzuar për keqtrajtim seksual dhe për shqetësim edhe të femrave edhe të meshkujve, gjatë karrierës së tij 30-vjeçare.

Christopher Plummer zëvendëson Kevin Spaceyn te "All the Money in the World"
Lexo po ashtu Christopher Plummer zëvendëson Kevin Spaceyn te "All the Money in the World"

Për këtë arsye, Scott nuk ka mundur të lejojë që një i akuzuar për abuzim seksual të jetë pjesë e dramës së tij.

Spacey u largua nga filmi vetëm dy muaj para premierës, ndërsa 88-vjeçari Plummer pa kurrfarë problemi e mësoi gjithë skenarin dhe i xhiroi të gjitha skenat.

Krahas Plummer, në ekranizimin e librit të John Pearson luajnë edhe Michelle Williams, Mark Wahlberg, Romain Duris, Timothy Hutton, Charlie Plummer e shumë të tjerë.

Ngjarja përcjell rrëmbimin e një 16-vjeçari dhe përpjekjet e nënës së tij që ta kthejë fëmijën.

Tashmë është dhënë premiera e “All The Money In The World” në Amerikë, ndërsa shumë shpejt do të shfaqet edhe në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori