LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: Vjosa Osmani javën e ardhshme viziton Zagrebin

Plenkoviq: Vjosa Osmani javën e ardhshme viziton Zagrebin

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë sot para Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada se është e rëndësishme të shihet reagimi i Bashkimit Evropian në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Siç raportojnë mediat, Plenkoviq u tha gazetarëve se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kishte kërkuar të takohej me të dhe se ajo do të vizitojë Zagrebin javën e ardhshme.

“Ajo që është e rëndësishme është të shohim se cili është reagimi i BE-së, presim propozimin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Borrellit, se si të reagohet ndaj minikrizës në veri dhe incidentit të rëndë në Banjskë. Një situatë e tillë nuk mund të mbetet pa reagim”, tha Plenkoviq, transmeton Telegrafi.


Ai tha se në Samit do të diskutohet për energjinë, migracionin dhe çështjen e zgjerimit.

“Për Kroacinë është e rëndësishme që të mbështesim Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe vendet e Evropës Juglindore dhe Ukrainën dhe Moldavinë, në mënyrë që të arrihet përparim dhe që progresi të bazohet në suksesin e vendeve”, theksoi Plenkoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Sinani sërish ndalohet në kufi: Ndalime të paarsyetuara nga autoritetet kufitare të Serbisë

Lajme
Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Drejtësi
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Inspektorati Policor i Kosovës do të analizojë pamjet dhe rrethanat e arrestimit të Arsenijeviqit

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Drejtësi
Kalo në kategori