Plazhet e Ohrit për të dytën verë radhazi do të mbeten të pa rregulluara dhe me ambiente të mbyllura, në pritje të miratimit të planit të menaxhimit me bregun e Ohrit. Ndërkohë, plazhet e Strugës do të funksionojnë. Ministri i Transportit, Boçvarski, nuk ka përgjigje konkrete për këtë situatë, shkruan Alsat.
“Së pari nuk i kemi thënë askujt që ti heqë plazhet, apo dikujt të vendosë plazhe. Ne vetëm si edhe në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen besoj se do të kujdesemi për statusin e UNESCO-s”.
“Të gjitha ato plazhe që janë në kuadër të planeve të përgjithshme urbanistike të Ohrit dhe Strugës, ka një procedurë në përputhje me përgatitjen e dokumentacionit urbanistik, në përputhje me UNESCO-n që të vendosen objekte të tilla, pra plazhe”, tha Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Dy vite më parë, qeveria e atëhershme nxori një dekret me fuqi ligjore që urdhëronte koncesioneerët e plazheve të dhëna me qira të kthenin bregun e liqenit në gjendjen origjinale. Komuna filloi rrënimin e objekteve në Ohër, por komuna e Strugës u ankua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatësit morën vendim pozitiv dhe ndaluan zbatimin e dekretit. Nuk kishte asnjë lidhje me drejtimin e shtetit gjatë pandemisë.
Megjithatë, shumë objekte tashmë janë rrënuar në Ohër, dhe disa platforma janë hequr në Strugë. Tani në prag të sezonit kryetari i komunës së Ohrit akuzon pushtetin qendror, se është vonuar në hartimin e një plani për menaxhimin e bregut të Ohrit. Për shkak të kësaj, është penguar rregullimi i plazheve.
“Agjencia e Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Transportit, disi sikur kanë gjëra më të rëndësishme apo ky nuk është fokusi i tyre, asgjë nuk po ndodh në këtë periudhë, edhe pse kemi pasur kontakte të shpeshta”, tha Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit
Ministri Boçvarski thotë se ka procedura të përcaktuara se si komuna e rregullon çështjen e plazheve, ndërsa për planin urbanistik tha se është në ndërtim e sipër dhe është duke u harmonizuar me UNESCO-n. /Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës