LAJMI I FUNDIT:

Plani i Bayern Munich – gati të investojë shumën më të madhe në historinë për blerjet e radhës

Plani i Bayern Munich – gati të investojë shumën më të madhe në historinë për blerjet e radhës

Tashmë Bayern Munich ka shpenzuar 115 milionë euro për blerjen e Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard, por klubi po planifikojnë investimin më të madh në historinë e tyre.

Edhe pse në vitin 2017, Uli Hoeness pretendoi se klubi nuk është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha për lojtarët e futbollit, tashëm gjigantët gjerman ka njoftuar se kanë një buxhet prej 200 milionë euro për sezonin e ardhshëm.


“Ne jemi të zhytur në një proces për rinovimin e skuadrës dhe verën e ardhshme do të jetë investimi më i madh në transferimet në historinë e Bayernit”, kishte thënë ai.

Në sezonin 2017/18, Bayern harxhoi vetëm 10 milionë euro për blerjen e Alphonso Davies nga Vancouver Whitecaps, pasi Leon Goretzka nënshkroi si lojtar i lirë nga Schalke.

Klubi është i gatshëm të nënshkruajë me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz për 75 milion euro, ndërsa janë interesuar edhe për shokun e tij të skuadrës, Julian Brandt.

Sipas Bild, ata kanë arritur tashmë një marrëveshje me sulmuesin e RB Leipzig,  Timo Werner, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2020.

Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech dhe Luka Joviç, janë disa nga ata që janë në radarin e tyre.

Niko Kovaç synon të ndërtojë një skuadër të re, duke i jap  hapësira lojtarëve si Serge Gnabry, Kingsley Coman, Corentin Tolisso, Joshua Kimmich dhe Niklas Sule në formacion.

Superyjet si Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga Mynih, ndërsa Robert Lewandowski, Manuel Neuer, Javi Martinez, Thiago Alcantara dhe David Alaba, do të qëndrojnë në ekip edhe për sezonin e ardhshëm.

Por Lucas Hernandez mbetet dhe do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bayernit edhe pse klubi planifikon të investojë edhe më shumë këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori