LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari i shout britanik përpos që la pa fjalë jurinë, i bëri të qajnë me paraqitjen e tij (Video)

Pjesëtari i shout britanik përpos që la pa fjalë jurinë, i bëri të qajnë me paraqitjen e tij (Video)

Kur në skenën e shout “Britain’s Got Talent”u shfaq Marc Spelmann, juria bëri të pamundurën që të përqendrohen tek lëvizjet e tij.

Para tyre po qëndronte një burrë që do të realizonte një “rreng”, dhe për këtë arsye përcillnin me vëmendje çdo lëvizje të tij, duke mos dyshuar për asnjë moment që kjo “pikë” do t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

Mark ua kishte shpërndarë anëtarëve të jurisë një rubik, ngjyra të qiriut, libër dhe një stilolaps të cilin ia dhuroi Simon Cowell nga i cili kërkoi që ta mbajë me dorën e djathtë, dhe më pas ndodh “mrekullia”.

“Sikur t’ju thosha se këtë e kam ditur dy apo nëntë muaj më parë , apo dy vite?”, i ka pyetur ai jurinë të cilëve ende nuk u tregoi se si i kishte “përzier” rubikun, ngjyrë kishin zgjedhur, apo letrën apo fjalën në libër”.

Historia prekëse e Marc Spelmann i ka bërë të gjithë të pranishmit të qajnë.

“Më 23 dhjetor të vitit 2014 e zbulova magjinë… Unë dhe gruaja ime për pesë vite jemi munduar të bëhemi me fëmijë, për pesë vite kemi provuar të gjitha metodat. Gruas time mjekët i zbuluan tumorin gjatë shtatzënisë. Kështu vajza jonë Isabella i mbijetoi kimioterapisë dhe realizoi ëndrrën tonë duke luftuar me një sëmundje të rëndë. Këtë e kam filmuar dy muaj më parë. Ajo asokohe vizatonte me vetëm një ngjyrë”.

Në pyetje ishte ngjyra e kuqe, që e kishte përzgjedhur njëri prej anëtarëve të jurisë, ndërsa Marc e vazhdoi tregimin e tij.

“Gjashtë muaj më parë nuk dëshironte të flinte pa lodrat e saj të preferuara”.

Në pyetje ishte një pinguin i vogël, i njëjtë me atë të vizatuar në letrën që e kishte përzgjedhur pjesëtari i jurisë.

“Isabella gjithmonë luante me gjësendet e babait të saj, dhe para nëntë muajve ajo kishte rregulluar rubikun deri në këtë masë”.

Ndërkaq pjesëtari i fundit i jurisë Simon Cowell kishte mbetur i fundit që të befasohet. Marc e pyeti se cilën fjalë e kishte rrumbullakuar me stilolaps në librin që ia kishte dhuruar, bëhej fjalë për fjalën “kapelë”.

“Këtë e kam filmuar dy vite më parë. Simon, Isabella ka diçka për të thënë”, shkruante në ekranin gjigant ku më pas u dëgjua Marc duke e pyetur bijën e tij, se çfarë mendon që Simon do të rrumbullakonte me stilolaps nëse ai do të merrte pjesë në shoun “Britain’s Got Talent”.

Vogëlushja pa u menduar dy herë kishte thënë “kapelë”.

Megjithatë, Marc qysh në fillim të paraqitjes së tij ua kishte bërë me dije anëtarëve të jurisë se kishte gjetur magjinë që ia ka ndryshuar jetën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori