Rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në. Që të gjithë, janë nga rajoni i Gjilanit.
Ata nuk e pëlqejnë të flasin për mediat, disa thonë se vendimin e kanë marrë për arsye personale, e të tjerë thonë se këtë e kanë bërë “për Serbinë”.
Njëri prej tyre, identiteti i të cilit është i njohur për Radion Evropa e Lirë dhe i cili për arsye personale insistoi që të flasë në kushte anonimiteti, tha se bëhet fjalë për një vendim kolektiv të pjesëtarëve serbë të FSK-së nga kjo anë që ta braktisin këtë forcë, andaj, sipas tij, edhe ai nuk ka mundur të vendosë ndryshe.
“Të gjithë e braktisën, m’u desh edhe mua që ta bëj këtë. Në kufi, nuk na lejojnë që të kalojmë në Serbi, kështu që u desh ta bëjmë këtë”, tha ky pjesëtar serb që sapo kishte vendosur ta braktisë FSK-në.
Ai tha se me vite ishte pjesëtar i FSK-së dhe se asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem dhe se rregullisht ka pranuar pagën, kurse tash thotë se nuk e di as vetë se si do t’ia bëjë që të fitojë para për të jetuar.
“Vërtet, nuk e di se si do të bëhet tash. Nuk kemi ku tjetër që të punojmë, nuk kemi zgjidhje. Nuk ishte dëshira jonë që ta braktisim. Nuk kemi pasur kurrfarë probleme. Na është dashur ta braktisim, por kemi familje”, tha ai.
Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. FSK-ja numëron m♪7 shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 u përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 janë nga komuniteti serb.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke i cilësuar presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si të pakuptimta dhe krim ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Ky presion është i pakuptimtë, është i dalë kohe sepse këto metoda kanë ndodhur diku para dhjetë vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje. Është shumë e padrejtë, sepse dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, nga këtyre të rinjve dhe të rejave, ndaj familjeve të tyre”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
“Është kundër konventave, është kundër të drejtave të njeriut, është kundër sigurisë së këtyre qytetarëve, e ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë veprime, si në planin e jashtëm ashtu dhe të brendshëm që të sqarohet ky veprim i papranueshëm”, tha Haradinaj.
Presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë shpeshtuar në muajt e fundit, fillimisht me paraburgimet në vendkalimet kufitare me Serbinë, e më pas edhe me deklaratat e autoriteteve serbe se atyre iu kërcënohet dënimi deri me 10 vjet, për shkak të pjesëmarrjes në formacionet e huaja të armatosura.
Janë shënuar edhe disa raste të sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Aksident i rëndë në rrugën Dibër-Mavrovë, dy të lënduar
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak