Pjesa e parë “zjarr” në Mynih: 5 gola, gjithçka e hapur

Real Madridi dhe Bayern Munich dhuruan një pjesë të parë spektakolare në “Allianz Arena”, me plot pesë gola dhe ritëm të çmendur, ndërsa pas 45 minutave gjithçka mbetet e hapur. Me rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve 4-4, kualifikimi do të vendoset në pjesën e dytë.
Reali e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi që në sekondat e para. Arda Güler shënoi pas një gabimi në pasim të portierit, duke realizuar për 0-1.
Bayerni reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 7-të, kur Aleksandar Pavlović shënoi me kokë pas një këndi të Joshua Kimmich, për 1-1.

Në minutën e 29-të, Güler u shfaq sërish protagonist: goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte dhe topi në këndin e sipërm, për 1-2.
Por vendasit nuk u dorëzuan. Harry Kane përfitoi nga hapësira në zonë dhe shënoi për 2-2 në minutën e 38-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, Real Madridi goditi sërish: pas një aksioni të bukur kolektiv, Kylian Mbappé finalizoi me një goditje të ulët për 2-3.

Pjesa e parë u mbyll me tension, kartonë të verdhë për Militao, si dhe për trajnerin Vincent Kompany, ndërsa Vinicius Junior ishte pranë golit, por goditi traversën.
Tani gjithçka vendoset në 45 minutat e mbetura. /Telegrafi/






















































