Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vritet sulmuesi

Të shtëna me armë janë raportuar pranë Shtëpisë së Bardhë, ku dyshohet se janë shkrepur rreth 20 deri në 30 plumba.
Shërbimi Sekret Amerikan ka urdhëruar gazetarët e mbledhur në North Lawn që të futen menjëherë brenda sallës së konferencave për siguri.
Raportohet se presidenti Donald Trump ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.
Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan kanë qëlluar për vdekje personin që, sipas autoriteteve, iu afrua një pike sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj tyre.
- YouTube www.youtube.com
Agjentët iu kundërpërgjigjën me armë dhe goditën të dyshuarin, i cili më vonë ndërroi jetë në një spital të zonës.
“Gjatë të shtënave, edhe një kalimtar u godit nga plumbat. Ende nuk është e qartë nëse ai u plagos nga të shtënat fillestare të të dyshuarit apo gjatë shkëmbimit të zjarrit,” deklaroi zëdhënësi i Shërbimeve të Sigurisë.
Sipas autoriteteve, asnjë efektiv i Shërbimit Sekret nuk mbeti i plagosur.
Gjithashtu, as Trump nuk u prek nga incidenti. /Telegrafi/






































