Portugalia e mori e para avantazhin, por gjermanët janë kthyer në lojë që pjesën e parë, duke shënuar dy herë.

‘Pancerat’ e gjetën vetën në disavantazh në minutën  15-të, kur portugezët shënuan me një kundërsulm perfekt.

Bernardo Silva mori një top në gjysmë e tij, avancoi me disa prekje, për të harkuar pastaj në zonë te Diogo Jota. Sulmuesi i Liverpoolit pasoi te Ronaldo që ishte në afërsi të portës për të shënuar për 1-0.

Por gjermanët si gjermanët, nuk u dorëzuan. Ata barazuan rezultatin në minutën e 35-të, me një prekje të Kai Havertz, që u devijua edhe nga mbrojtësi Ruben Dias për 1-1.

Katër minuta më vonë edhe në aksion i bukur i gjermanëve, ku topi shkoi në të djathtë te Joshua Kimmich, i cili pasoi në zonë, por topi u prek nga Raphael Guerreiro, i cili shënoi auto gol për 2-1.

https://twitter.com/TrashTalkMVP/status/1406291031247753224

Serge Gnabry kishte rast të mirë në kohën shtesë për të shënuar, por portieri portugez ishte në vend.

Gjermania tregoi se nuk e ka në plan të dorëzohet lehtë dhe ktheu rezultatin që në pjesën e parë./Telegrafi/