Tottenham Hotspur dhe Manchester City e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Nuk pati shumë mundësi për t'u përmendur në minutat e para të takimit, ndërsa në minutën e 11-të, dhoma e VAR-it e njoftoi gjyqtarin që ta rishikojë një rast të dyshimtë për penallti.
(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)
Bjorn Kuipers vendosi të akordonte njëmbëdhjetëmetërsh për ekipin mysafir për shkak të prekjes së topit me dorë në zonë, ndërsa përgjegjësinë e mori Sergio Aguero.
Statistikat nga pjesa e parë (Foto: Flashscore)
Mirëpo, goditjen e sulmuesit argjentinas e ndali portieri Hugo Lloris duke e mbajtur të paprekur portën e tij.
Sergio Aguero dështoi nga pika e bardhë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)
Në vazhdim të dyja skuadrat u përpoqën të ndërtonin raste, mirëpo pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit për 45 minutat e parë, rezultati ishte i pandryshuar. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x75jlkh