LAJMI I FUNDIT:

Pjanic do më shumë minuta te Barcelona, ai kërkon të lërë gjurmë në këtë klub

Pjanic do më shumë minuta te Barcelona, ai kërkon të lërë gjurmë në këtë klub

Miralem Pjanic është duke pritur që të gjejë minuta më shumë te Barcelona, pasi boshnjaku nuk ka lënë gjurmë në mesfushën e Blaugranave që nga bashkimi me Juventusin.

Megjithatë, 30-vjeçari e dinte se do të ishte e vështirë në Camp Nou pasi Barcelona ka mesfushën gjithmonë të mbushur me talent të klasit botëror.


Sidoqoftë, Pjanic beson në aftësinë e tij dhe ka luajtur futboll rregullisht në çdo klub në të cilin ka qenë gjatë karrierës së tij.

Edhe pse nënshkrimi i tij u konfirmua para mbërritjes së Ronald Koeman, Pjanic ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të trajnerit holandez në Camp Nou.  Mesfushori arriti vonë në skuadër pasi doli pozitiv me COVID-19.

Sidoqoftë, Koeman gjithmonë ka këmbëngulur se Pjanic është një lojtar i rëndësishëm, por roli i tij në skuadrën e sugjeron të kundërtën.

Frenkie de Jong duket se ka të garantuar vendin në formacion, kështu që Sergio Busquets ende e ka vendin dhe e krijojnë dyshen e mesfushës.

Reprezentuesi spanjoll nuk ka qenë në të mirën e tij këtë sezon, por e ka mbajtur vendin e tij në ekip më shpesh se Pjanic.

Pjanic ka luajtur pak më shumë se një të tretën e minutave të përgjithshme në dispozicion te Barcelona këtë sezon – 303 nga 900 në total.  Ai ka filluar vetëm tre nga 10 ndeshjet e para të Blaugranave.

“Unë ende nuk jam i kënaqur. Unë nuk jam i kënaqur me [vetëm] të qenit në Barcelona. Unë dua të lë shenjën time”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori