LAJMI I FUNDIT:

Pjanic: Juventusi duhet ta injorojë Conten, ta mbajë Allegrin

Pjanic: Juventusi duhet ta injorojë Conten, ta mbajë Allegrin

Miralem Pjanic ka thënë se Juventusi duhet të injorojë Antonio Conten dhe t’i përmbahet Massimiliano Allegrit i cili “kurrë nuk ankohet”.

Conte u nda zyrtarisht me Tottenham Hotspur të dielën dhe është lidhur me një rikthim në Juventus, ku fitoi tre tituj të Serie A gjatë një periudhe trevjeçare midis 2011 dhe 2014, përpara se të zëvendësohej nga Massimiliano Allegri.


“Sigurisht, Contes nuk do t’i mungojnë ofertat. Ai është një trajner i mirë dhe e shoh mirë në çdo ekip të madh në Itali, por jo në Juventus në këtë moment”, ka thënë fillimisht Pjanic për La Gazzetta dello Sport.

“Nëse do të isha drejtues, do të doja gjithmonë Allegrin. Max nuk ankohet kurrë, as në një sezon si ky kur kanë ndodhur çdo lloj gjëje. Ai është një trajner i madh”, përfundoi boshnjaku.

Pjanic luajti 135 ndeshje nën drejtimin e Allegrit në Juventus, më shumë se me çdo trajner tjetër në karrierën e tij.

Së bashku ata fituan tre tituj të Serie A, dy Coppa Italia dhe një Superkupë duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Boshnjaku kaloi katër sezone në Juventus, duke luajtur nën Allegri dhe Maurizio Sarri dhe duke shënuar 22 gola në 178 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori