Ditë më parë njëra nga figurat më të njohura në sferën e futbollit është infektuar me COVID-19.

Fjala është për futbollistin, Cristiano Ronaldo, i cili menjëherë është vetizoluar, për të zvogëluar rrezikun ndaj familjarëve të tij.


Derisa një pjesë e të infektuarve kalojnë kohën të mbyllur, Ronaldo ka menduar të jetë më kreativ.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, ai shihet duke shpenzuar kohë në pishina luksoze e sauna.

Cristiano po ashtu ka bërë të ditur se përmes këtyre tretmaneve, e ka më të lehtë që të fitojë vitaminat e ndryshme.

cristiano 121739427 1066972040420992 2370966567672509745 n 1 (Foto: Instastory)

Thuhet se futbollisti ka pasur kontakt edhe me tre lojtarë të tjerë, të cilët ende nuk prononcuar nëse janë infektuar ose jo. /Telegrafi/