LAJMI I FUNDIT:

Pirlo i përcakton taktikat falë shkathtësive të futbollistëve për të luajtur në pozita të ndryshme

Pirlo i përcakton taktikat falë shkathtësive të futbollistëve për të luajtur në pozita të ndryshme
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Andrea Pirlo i ka shpjeguar përshtatjet taktike në fitoren e Juventusit (2-0) kundër Dynamo Kyivit në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e nisën në mënyrë ideale fazën grupore të garës së madhe evropiane duke triumfuar me dy gola të Alvaro Moratas.


“Ishte e rëndësishme të bënim paraqitje më solide krahasuar me atë ndaj Crotones… Kemi mundur të përfitojmë më shumë nga rastet e pjesës së parë, mirëpo e kontrolluam lojën mirë pasi krijuam epërsi”, ka deklaruar trajneri Sky Sport Italia.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Ai provoi një taktikë të re me Giorgio Chiellinin në qendër të mbrojtjes me tre lojtarë, por kjo nuk zgjati shumë, pasi kapiteni u lëndua.

Juventusi e nis me fitore, golat e Moratas mposhtin Dinamo Kievin
Lexo po ashtu Juventusi e nis me fitore, golat e Moratas mposhtin Dinamo Kievin

Aftësitë e Juan Cuadrados, Federico Chiesas dhe Dejan Kulusevskit për t’u përshtatur në pozita të ndryshme, i ndihmojnë Pirlos që të eksperimentojë me formacionin e tij.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Ajo që doja ishte që sa më shumë lojtarë të shkojnë në sulm. Chiesa mund të luajë në të dy anët, Kulusevski apo Aaron Ramsey mund të luajnë si trekuartist prapa një sulmuesi”.

“Të mos harrojmë se nuk e kemi në dispozicion Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybala nuk është në formë të mirë, prandaj struktura e sulmit mund të ndryshojë, mirëpo lojtarët janë në pozitat e duhura”, ka shtuar Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori