LAJMI I FUNDIT:

Pirlo merr ofertë nga një klub australian, por refuzon të tërhiqet nga pensionimi

Pirlo merr ofertë nga një klub australian, por refuzon të tërhiqet nga pensionimi
Andrea Pirlo (Foto: Getty Images)

Klubi nga liga e dytë australiane, Avondale FC, i ka bërë ofertë Andrea Pirlos që të kthehet nga pensionimi, mirëpo legjenda e futbollit italian nuk është i interesuar.

Mjeshtri i mesfushës u pensionua nga futbolli pas largimit nga klubi i MLS-së, Neë York City FC, ndërsa në muajin qershor zhvilloi një ndeshje lamtumirëse në San Siro.


Tash, ESPN raporton se Avondale i ka kërkuar të tërhiqet nga pensionimi dhe të luajë në çerekfinale të Kupës FFA kundër Sydney FC që zhvillohet më 19 shtator.

Mirëpo, përfaqësuesit e Pirlos e kanë njoftuar klubin që është në pronësi të amerikanëve se 39-vjeçari nuk dëshiron të luajë.

Lajmet për Andrea Pirlon
Lexo po ashtu Lajmet për Andrea Pirlon

Kujtojmë që kundërshtari i Avondales në kupë, Sydney, ka pasur në radhët e veta një legjendë italiane në të kaluarën. Alessandro Del Piero ka luajtur për dy sezone atje pas largimit nga Juventusi.

Andrea Pirlo bën pjesë në listën e mesfushorëve më të mirë që i ka njohur historia e futbollit.

Gjatë karrierës, ai ka luajtur për tre klubet e mëdha italiane, Inter, Milan dhe Juventus, duke e fituar, ndër të tjera, gjashtë herë Scudetton (dy herë me Milanin dhe katër herë me Juventusin), Ligën e Kampionëve (dy herë me Milanin), si edhe Kampionatin Botëror me Italinë (2006). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori