LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Juventusi lufton në të gjitha frontet, do japim gjithçka deri në fund për të fituar trofe

Pirlo: Juventusi lufton në të gjitha frontet, do japim gjithçka deri në fund për të fituar trofe

Andrea Pirlo ka thënë se Juventusi po lufton në të gjitha frontet dhe do të japë gjithçka deri në fund, duke filluar me një tjetër lojë ‘vendimtare’ kundër Lazios.

Bianconerët arrijnë nga një fitore 3-0 kundër Spezias herën e fundit dhe përgatiten për ndeshjen e radhës ndaj një kundërshtari të fortë.


“Lazio është një ekip i shkëlqyeshëm që ka luajtur së bashku për disa vjet. Ata kanë një lojë të mirë-përcaktuar dhe rezultatet flasin për to. E dimë që do të përballemi me një ekip që do të luftojë për të arritur në majë”, ka thënë fillimisht Pirlo në konferencë për shtyp.

Bernardeschi: Ne jemi Juventusi, ende besojmë në Scudetto
Lexo po ashtu Bernardeschi: Ne jemi Juventusi, ende besojmë në Scudetto

“Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ditur karakteristikat e tyre dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë”.

“Të gjitha ndeshjet janë vendimtare për Juventusin. E tashmja është ndeshja e nesërme, ne do të përqendrohemi me të gjitha forcat tona për të fituar dhe do të mendojmë vetëm për Porton pas kësaj”.

Juventusi është në finalen e Coppa Italias, 1/16-tën e Ligës së Kampionëve dhe qëndron i treti në Serie A, 10 pikë prapa liderit Interit, por me një lojë më pak.

“Ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme, ndeshja e nesërme është gjithashtu e rëndësishme për tabelën. Entuziazmi është aty, sepse po kalojmë një periudhë lojërash të vështira dhe të rëndësishme. Dhe gjithmonë do të jetë aty”.

“Në renditje, situata është e njëjtë me javën e kaluar. Ne duhet të jemi të gatshëm të mos bëjmë gabime në rast se bëjnë ato më lart”.

“Ne po luftojmë në të gjitha frontet dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të duhet të japim gjithçka që të përpiqemi të fitojmë kampionatin”.

“Atëherë, nëse të tjerët kurrë nuk bëjnë gabime dhe janë më të mirë në këtë, ne do t’i komplimentojmë ata në fund”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori