LAJMI I FUNDIT:

Pioli i kënaqur me pjekurinë dhe besimin e Milanit

Pioli i kënaqur me pjekurinë dhe besimin e Milanit

Stefano Pioli ndihet i lumtur me fitoren e Milanit me rikthim nga 2-0 në 3-2 ndaj Hellas Veronas, pavarësisht një krize dëmtimesh në skuadër.

Rossonerët ishin duke humbur 2-0 në minutën e 24-të, por në pjesën e dytë përfunduan luftën për të fituar 3-2 me golat nga Olivier Giroud, një penallti nga Franck Kessie dhe një autogol nga Koray Gunter.

“Ishte një luftë, është e vërtetë, ishte e komplikuar që nga fillimi, por djemtë treguan karakter të shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

Milan i çmendur në pjesën e dytë – shkrin disavantazhin e dy golave dhe triumfon në fund
Lexo po ashtu Milan i çmendur në pjesën e dytë – shkrin disavantazhin e dy golave dhe triumfon në fund

“Verona ishte më e fortë në pjesën e parë, më mirë në duele, intensitet, në topat e dytë, kështu që ata krijuan situata më të rrezikshme”.

“Është e qartë se ne kishim nevojë të rritnim shpejtësinë dhe të përmirësoheshim, por unë pashë besimin te skuadra në pushim. Ishte një shfaqje e vërtetë e pjekurisë”.

“Ajo që na nevojitet është pjekuria dhe qëndrueshmëria. Nëse doni të synoni gjera të mëdha, duhet së pari të përqendroheni në gjërat e vogla, të merrni çdo detaj një nga një”.

“Kjo është dëshmia se klubi ka ndërtuar një skuadër të fortë, sepse edhe me kaq shumë mungesa, unë ende kam një skuadër konkurruese dhe shumë zgjedhje për të bërë me karakteristika të ndryshme”.

Notat e lojtarëve, Milan 3-2 Verona: Kessie më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Milan 3-2 Verona: Kessie më i miri në fushë

Duke marrë parasysh rikthimin dhe numrin e problemeve që kishin, a ishte kjo fitore një shenjë e vërtetë se Milani mund të fitojë Scudetton?

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, vlen tre pikë. Tifozët tanë përsëri na dhanë kaq shumë energji gjatë momenteve të vështira sonte. Është një udhëtim, ne po përpiqemi të gjejmë qëndrueshmëri, por ka kaq shumë ekipe të mëdha me cilësi të madhe”.

“Siç thashë, ne duam të jemi konkurrues deri në fund, ne do të vazhdojmë ta marrim ndeshje pas ndeshje, të përqendrohemi në gjërat e vogla për tablonë e madhe”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori