LAJMI I FUNDIT:

Pink flet për të kaluarën: Kam abortuar një fëmijë kur isha adoleshente

Pink flet për të kaluarën: Kam abortuar një fëmijë kur isha adoleshente

Pink ka folur haptas për të kaluarën dhe “disa dështime” që kishte kur ishte vetëm një adoleshente.

Duke folur për “USA Today”, këngëtarja ka treguar se kishte abortuar një fëmijë kur ishte 17-vjeçare.


“Që kur isha 17-vjeçare, gjithmonë e kam urryer trupin tim dhe ndihem sikur trupi im më ka urryer”, u përgjigj me sinqeritet artistja.

“Arsyeja që e thashë këtë qëndron në faktin se kam pasur gjithmonë një trup shumë të fortë, shumë të fortë, por në moshën 17-vjeçare kam pasur një abort”, tha ajo duke shtuar se “Do ta kisha lindur fëmijën”.

Ylli 39-vjeçar tashmë ka dy fëmijë me burrin e saj, Carey Hart – Willowin shtatëvjeçar dhe dyvjeçarin Jameson.

Ndryshe, çifti i famshëm janë së bashku që nga viti 2001 ndërsa dy herë edhe janë ndarë gjatë këtyre 18 vjetëve. /Telegrafi/