LAJMI I FUNDIT:

Pikat e Kurtit për tejkalimin e situatës dhe ideja për konferencë ndërkombëtare

Pikat e Kurtit për tejkalimin e situatës dhe ideja për konferencë ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka prezantuar disa pika të Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e situatës, gjersa po ashtu ka kërkuar që disa të tjera të plotësohen nga Serbia.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në de-eskalim të situatës.


“Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon”.

Hapat e propozuar nga Kurti që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarr janë:

Reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës;

Qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut;

Zgjedhje të parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 për qind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;

Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Kurti tregon propozimin që ia prezantoi Borrellit në Bruksel për shtensionimin e situatës në veri
Lexo po ashtu Kurti tregon propozimin që ia prezantoi Borrellit në Bruksel për shtensionimin e situatës në veri

Ndërkohë, Kurti ka thënë se nga Serbia pret të plotësohen këto pika:

Tërheqja e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;

Zotimi për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve nga ana e Kosovës, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë;

Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit.

Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës.

Por pavarësisht këtyre pikave që ditë më parë Kurti i ka prezantuar në Bruksel, të enjten presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë dhe kjo sipas tij me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Michel i bëri komentet para samitit të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Këshillit Evropian në një deklaratë për media tha se duhen hapa të qartë drejt normalizimit.

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Lexo po ashtu KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë që sa më parë që të jetë e mundur, për të organizuar një konferencë…”, tha Michel, raporton Telegrafi.

Ai po ashtu potencoi nevojën e koordinimit me SHBA-në.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe koha ka ardhur të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, tha Michel, derisa shtoi se po përpiqen maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor.

E idenë për një konferencë e kishte dhënë ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell kishte dhënë idenë për një konferencë ndërkombëtare.

Ai kishte shprehur idenë që të organizohet një konferencë me të dy liderët, atë të Kosovës dhe Serbisë me ekipet e BE-së dhe SHBA-së dhe “mos të lejohet që ata të dalin pa arritur një marrëveshje”.

“Shpresoj shumë që ideja e konferencës së nivelit të lartë do të marr vëmendje e ku do të marrin pjesë liderët e dy palëve dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së, dhe të mos lejohen ata të dalin pa arritur një marrëveshje, ndryshe pastaj për t’u përballur me pasojat e asaj, që do të jetë shumë e dhimbshme për të gjithë”, ishte shprehur Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori