LAJMI I FUNDIT:

Peugeot ka një sfidë: Fotografini E-3008 të maskuar dhe fitoni një çmim

Peugeot ka një sfidë: Fotografini E-3008 të maskuar dhe fitoni një çmim

Peugeot ka paralajmëruar premierën e E-3008 të ri për në muajin shtator dhe deri atëherë modelet e kamufluara do të lëvizin në rrugët evropiane.

Peugeot gjatë verës prezantoi një sfidë në rrjetet sociale me synimin për të promovuar këtë model të veçantë.


Domethënë, gjithçka që pritet prej jush është të ‘kapni’ një kopje të kamufluar, ta fotografoni dhe më pas ta postoni në rrjetet sociale me hashtagun thashetheme #CamoCatxh dhe duke etiketuar @Peugeot. Konkursi zgjat deri më 15 gusht.

Fotografimet e para tashmë kanë ndodhur ndërsa veturat janë filmuar në Zvicër.

Kujtojmë se më parë Peugeot zbuloi brendësinë e E-3008 të re, e cila dominohet nga një ekran i madh 21 inç.

Pamja nga jashtë zbulon formën coupe dhe linja disi më të pastra. Të reja janë edhe mbulesat plastike më të theksuara në parafango dhe me shumë gjasa edhe rafinimi i dritave. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Peugeot (@peugeot)