LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Nëse kemi mundësi sërish do të dërgojmë ndihmë për Ukrainën

Petrovska: Nëse kemi mundësi sërish do të dërgojmë ndihmë për Ukrainën

Maqedonia e Veriut ende nuk ka marrë vendim të ri për dërgimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën, ndonëse paradokohe në kuadër të Takimit ministror të ministrave të Mbrojtjes që u mbajt javën e kaluar në Bruksel vendeve u është dorëzuar një listë e pajisjeve të nevojshme.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë se në konsultim Armatën, nëse ka mundësi që t’u dilet në vigjilje një pjesemtë nevojave ajo do të bëhet dhe opinioni do të informohet.


“Javën e kaluar në Bruksel u mbajt një takim ministror i ministrave të Mbrojtjes. Ndër të tjerat kishte edhe seancë kushtuar Ukrainës, si qendër e ngjarjeve në këtë periudhë të gjatë kohore. U shpërnda një listë më e madhe e pajisjeve të nevojshme, e cila është e domosdoshme, ndërsa e cila për shkak të ndjeshmërisë është klasifikuar. Në konsultim me SHM e ARM-së, nëse ka hapësirë ​​dhe mundësi për t’iu përgjigjur pozitivisht disa prej atyre pretendimeve, një vendim i tillë absolutisht do t’i propozohet sërish Qeverisë dhe për këtë do të informohen mediat dhe opinioni. Tani për tani po shikojmë listën e kërkesave të tyre”, tha ministrja në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me atë nëse Maqedonia e Veriut mund të marrë pajisje ushtarake nga anëtarët e Aleancës si një lloj kompensimi për pajisjet që i dha Ukrainës, siç është rasti me disa vende të tjera, Petrovska thotë se nuk kanë marrë një ndihmë të tillë të drejtpërdrejtë, por se është e madhe mbështetja financiare që e merr vendi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori