LAJMI I FUNDIT:

Pesë transferimet më të qëlluara të Arsenalit në afatin kalimtar të janarit – Topçinjtë kanë arsye për investim

Pesë transferimet më të qëlluara të Arsenalit në afatin kalimtar të janarit – Topçinjtë kanë arsye për investim

Arsenali do të kërkojë të sjellë në janar përforcime për të ruajtur pozicionin e tyre si lider i Ligës Premier.

Megjithatë, është jashtëzakonisht e vështirë të bësh biznes të mirë në merkaton e dimrit, me klubet që nuk dëshirojnë të lënë yjet e tyre më të çmuara të largohen në mes të sezonit.


Ndërsa Topçinjtë kanë bërë disa lëvizje dërrmuese në afatin e janarit, ata kanë pasur herë pas here suksese në transfere në mes të sezonit.

Këtu janë pesë lojtarët që janë transferuar në afatin e janarit te Arsenali dhe që kanë shkëlqyer:

5) Andrey Arshavin

Andrey Arshavin iu bashkua Arsenalit në vitin 2009 për 20 milionë euro dhe në shtatë startimet e tij të para për klubin shënoi dy gola dhe pesë asistime.

Më pas në ndeshjen e tij të tetë, rusi ndezi gjithë karrierën e tij në Arsenal me katër golat në barazimin 4-4 kundër Liverpoolit në Anfield.

Do të ishte shembulli më i mirë për të dëshmuar karrierën e Arshavin në Arsenal. Vitet më pas e panë lojtarin të luftonte për të rigjetur formën e tij.

Ai përfundimisht do të largohej nga “Emirates” në vitin 2013.

4) Nacho Monreal

Nacho Monreal nënshkroi për Arsenalin në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit në vitin 2013 dhe në shtatë sezonet pasuese u bë i preferuari i tifozëve në Emirates.

Monreal vazhdoi të luajë mbi 250 ndeshje në veri të Londrës, duke fituar tre Kupa FA.

3) Emmanuel Adebayor

Emmanuel Adebayor njollosi trashëgiminë e tij në Arsenal me largimin e tij të ashpër dhe atë festë kur luajti për Manchester City kundër Topçinjve.

Megjithatë, pasi u nënshkrua për vetëm pesë milionë euro nga Monaco si një 21-vjeçar, reprezenutesi i Togos vazhdoi të bëhej një nga sulmuesit më klinikë në Ligën Premier.

Pasi Thierry Henry u shit te Barcelona në vitin 2007, Adebayor arriti të shënonte 30 gola në 48 paraqitje sezonin e ardhshëm.

2) Theo Walcott

Theo Walcott ishte një nga blerjet më të mira të Arsenalit në histori. Skuadra e Arsene Wengerit nënshkroi me 16-vjeçarin e atëhershëm për 12 milionë euro në vitin 2006.

Anësori do të largohej nga klubi 12 vjet më vonë për 25 milionë euro, pasi kishte luajtur 397 ndeshje, kishte shënuar 108 gola dhe kishte fituar katër trofe për Topçinjtë.

1) Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang iu bashkua Arsenalit nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018 dhe vazhdoi të fitonte Këpucën e Artë në sezonin e tij të parë të plotë për klubin.

Reprezentuesi i Gabonit vazhdoi të shënonte 92 gola në 163 paraqitje për Topçinjtë, duke përfshirë një dygolësh që ndihmoi Arsenalin të kalonte në finalen e Kupës FA të vitit 2020 kundër Chelseat.

Aubameyang u largua nga Arsenali në janar të vitit 2022 pasi u ndesh me trajnerin Mikel Arteta, por e la klubin si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit, pas Thierry Henry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori