LAJMI I FUNDIT:

Pesë opsionet e Manchester Unitedit për qendërmbrojtës – nga Varane te Pau Torres

Pesë opsionet e Manchester Unitedit për qendërmbrojtës – nga Varane te Pau Torres

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do të ketë një listë opsionesh ndërsa kërkon të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri këtë verë.

Sipas mediave angleze, Solskjaer dëshiron një partner të ri për Harry Maguire me Victor Lindelof dhe Eric Bailly që kanë luftuar me vazhdimësi këtë sezon.


Maguire ka qenë një titullar konstant dhe ka bërë përshtypje javëve të fundit me Djajtë e Kuq që kanë ‘rezervuar’ vendin e dytë në Ligën Premier.

Neville zbulon ‘nënshkrimin e ëndrrave’ për Man Utd dhe identifikon tri pozitat që Solskjaer duhet të forcojë ekipin
Lexo po ashtu Neville zbulon ‘nënshkrimin e ëndrrave’ për Man Utd dhe identifikon tri pozitat që Solskjaer duhet të forcojë ekipin

Kjo mund të nënkuptojë një afat kalimtar veror të zënë për Solskjaer me një sulmues gjithashtu potencialisht në listën e dëshirave të Old Trafford.

Dhe ndërsa Harry Kane dhe Erling Haaland duken synimet kryesore për sulmuesin  e ri, Daily Star Sport ka zbuluar pesë opsionet për mbrojtësin e ri të mundshëm.

Emrat e rinj vijnë shumica nga La Liga, ndërsa nuk mungon as një mbrojtës nga Liga Premier dhe Superliga e Portugalisë.

Telegrafi më poshtë ua sjell pesë emrat e mbrojtësve që janë në opsion për t’u transferuar në Old Trafford.

Raphael Varane (Real Madrid)

Pau Torres (Villarreal)

Jules Kounde (Sevilla)

David Carmo (Braga)

Ben White (Brighton)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori