LAJMI I FUNDIT:

Pesë mënyra se si të humbni peshë më shpejt

Pesë mënyra se si të humbni peshë më shpejt

Sipas statistikave, shkalla e obezitetit është trefishuar mes viteve 1975 dhe 2017, ku 1.9 miliardë të rritur konsiderohen si persona mbipeshë.

Të qenit i shëndetshëm sot kërkon shumë përkushtim dhe kohë, gjëra të cilat fatkeqësisht shumica nuk mund t’i ofrojnë.


Megjithatë, ekspertët kanë treguar se cilat janë mënyrat më të mira për ta shpejtuar procesin e humbjes së peshës në mënyrë që të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur.

Hani para se të hani…

Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i supës para shujtës kryesore mund t’ju ndihmojë ta ulni apetitin. Një shpjegim për këtë është se përderisa e pritni supën të ftohet, ju duhet ta hani atë ngadalë, kështu duke u japë trurit, hormoneve dhe lukthit mjaftueshëm kohë për ta koordinuar një mesazh të ngopjes.

Hani djegës

Ju pëlqejnë ushqimet e djegësta? Nëse po, atëherë kemi lajme të mira për ju. Ushqimet e tilla munden ta shpejtojnë metabolizmin përkohësisht deri në 8%.

Flini më shumë

Pushimi i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm që trupi të funksionojë mirë. Një studim ka zbuluar se njerëzit në dietë konsumojnë 6% më pak kalori kur flenë mjaftueshëm.

Pini çaj

Tetë gota ujë në ditë është rregulli se sa shumë ujë duhet të konsumoni. Por, përveç çajit, mundohuni të konsumoni edhe çaj (posaçërisht çaj të gjelbër) sepse përmban antioksidantë të cilët ndihmojnë në humbjen e peshës. Veç kësaj, çaji i gjelbër ju mbron edhe nga kanceri.

Qeshni

Qeshja i jep trupit një sesion të shkurtë ushtrimor. Qeshja e nxitë zemrën të rrah më shpejt, gjë e cila e rritë qarkullimin e gjakut në trup. Qeshja e vazhdueshme për një orë djegë kalori pothuajse aq shumë sa peshëngritja për 30 minuta. /Telegrafi/