LAJMI I FUNDIT:

Pesë lojtarët e lënduar të Kosovës – datat për rikthimet e tyre në fushë

Pesë lojtarët e lënduar të Kosovës – datat për rikthimet e tyre në fushë

Kosova është duke e zhvilluar deri më tani një ecuri të jashtëzakonshme në eliminatoret e Kampionatit Evropian.

Në katër ndeshje, djelmoshat tanë kanë marr tetë pikë, duke qenë në vendin e dytë.


Pa dyshim fitorja ndaj Çekisë ka qenë më e madhja, pasi në atë ndeshje Kosova luajti  pa pesë futbollist të formacionit startues.

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli nuk kanë qenë të përfshirë për ndeshjen me Çekinë, dhe nuk do të jenë as ndaj Anglisë.

Tashmë në bazë të raporteve mjekësore dhe fazës së riaftësimit dihet periudha e secilit se kur piten të kthehen.

Rashica, Shala dhe Kololli pritet të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës (në tetor), pasi do të kthehet me klubet e tyre edhe më herët.

Kololli madje ka filluar edhe të luajë, ku është provuar në një miqësore me Zurichun.

Hekuran Kryeziu mund të kthehet nga lëndimi në muajin dhjetor, ndërsa kohë më të gjatë rikuperimi do të ketë Arbër Zeneli, ku muaji janar mund të jetë i duhuri për të.

Skuadra mund të jetë e kompletuar kur Kosova të luajë në play-off të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë, vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori