LAJMI I FUNDIT:

Pesë fitore radhazi dhe një hap larg mbijetesës, Gashi: Kemi besuar gjithmonë në cilësitë tona

Pesë fitore radhazi dhe një hap larg mbijetesës, Gashi: Kemi besuar gjithmonë në cilësitë tona

Ferizaj ka marrë edhe fitoren e pestë në po aq takime në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra bardhekaltër ka triumfuar në udhëtim te Trepça ’89 duke bërë një hap të madh drejt mbetjes në elitë.

Njëri nga futbollistët më meritor për këto fitore të Ferizajt, është padyshim sulmuesi prishtinas Dren Gashi.

Sulmuesi anësorë ka qenë vendimtar në ndeshjet e fundit me golat e asistimet e tij.

Në një prononcim për Telegrafin, Gashi thotë triumfi ndaj Trepçës 89 ishte tejet i rëndësishëm.

“Ishte një fitore shumë shumë e rëndësishme për ne pasi që mendojmë se matematikisht na duhet edhe një lojë për të arritur objektivin tonë që është mbetja në elitë”, tha Gashi për Telegrafin.

Prishtinasi thotë se pas ndeshjes me Feronikelin e gjithë skuadra ka qëndruar me këmbë në tokë dhe kanë ardhur edhe rezultatet tjera.

“Kemi qëndruar me këmbë në tokë që nga loja e fituar kundër Feronikelit dhe çdo lojë kemi shkuar si të ishte ndeshja e fundit. Kemi luajtur me disiplinë duke ju përmbajtur detyrave tona dhe kjo besoj se na sjelli këto pesë fitore radhazi”.

Gashi është duke shkëlqyer në këto ndeshjet e fundit, pasi thuajse në çdo ndeshje ka shënuar ose asistuar.

“Personalisht am shumë i lumtur që po i ndihmojë ekipit, sidomos në këto pesë ndeshjet e fundit. Shpresoj të mos ndalem edhe këto dy takimet që na kanë mbetur të bëjë edhe më shumë gola”.

“Kam punuar në heshtje gjatë gjithë kampionatit që në fund të jem i pathyeshëm. Shpresoj që të vazhdoj kështu deri në fund së bashku me ekipin”.

Edhe pse shumë njohës të futbollit nuk besonin në një rikthim të madh të Ferizajt, sipas Gashit lojtarët kanë besuar në forcën e tyre dhe kanë arritur këto rezultate.

“Po, që nga fillimi i kampionatit normal që kemi punuar maksimalisht që të bëjmë sa më shumë pikë dhe t’i arrijmë objektivat tona. Të them të drejtën para një muaji nuk e kam pritur as unë e askush tjetër që të futemi në këtë seri, por di të them se kemi besuar shumë në forcat tona dhe ky besim na ka bërë t’i marrim këto pesë fitore”, u shpreh Dren Gashi.

Ferizaj në javën e 32-të në Ipko Superligë do të përballet me KEK-un, ndërsa në ndeshjen e fundit e pret Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori