Aeroplani sulmues i lehtë i Turqisë, Hürjet, ka kaluar me sukses testin e parë të fluturimit.
Një aeroplan luftarak F-16 shoqëroi Hürjet gjatë fluturimit të tij të parë në Komandën e Aeroportit Mürted, një bazë ajrore e Forcave Ajrore Turke në veriperëndim të kryeqytetit Ankara, më 25 prill.
Ndërkaq, aeroplani në fjalë kaloi testin e parë të fillimit të motorit në fillim të shkurtit.
Në vazhdim TRT Balkan ka sjellë informata rreth cilësive ose pesë faktet të cilët e veçojnë këtë aeroplan sulmues.
Municione të ndryshme
I zhvilluar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ), Hürjet do të jetë në gjendje të përdorë nëntë lloje të ndryshme municionesh të zhvilluara brenda vendit, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.
Midis tyre janë raketat ajër-ajër Gökdoğan dhe Bozdoğan shumë të manovrueshme, një raketë lundrimi SOM, bomba në miniaturë, Sarb-83 shpuese betoni, pajisje udhëzuese precize (HGK-3), pajisje udhëzuese me krahë KGK-83 dhe KGK-82 dhe Kompleti udhëzues me precizitet të lartë Teber i zhvilluar nga prodhuesi i raketave turke Roketsan.
Stërvitje moderne
Aeroplani Hürjet me një motor, i cili do të ketë një kabinë tandem, pritet gjithashtu të luajë një rol vendimtar në stërvitjen moderne të aeroplanëve luftarakë.
Ai do të jetë në gjendje të kryejë role të tilla si trajnimi i gatishmërisë luftarake, patrullimi ajror (i armatosur dhe i paarmatosur) dhe demonstrimi aerobatik.
Ngritje nga luftanija TCG Anadolu
Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të ngrihet nga luftanija më e madhe e Turqisë, TCG Anadolu, e cila mund të transportojë helikopterë, dronë, automjete tokësore dhe personel.
Struktura dhe shpejtësia
Ai ka një gjatësi prej rreth 14 metrash, me një hapje krahësh 9,5 metra, dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 1.729 km/h.
Lartësia maksimale
Lartësia maksimale e aeroplanit të avancuar është vendosur në 14 kilometra, së bashku me ngarkesën e tij prej 3.000 kilogramësh.
Synimi i autoriteteve turke është prodhimi i dy aeroplanëve sulmues Hürjet çdo muaj pasi aktivitetet e certifikimit të projektit të kenë përfunduar deri në fund të vitit 2025.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza – vjen reagimi i Tel Avivit
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane
Biden për demonstratat pro-palestineze në SHBA: Nuk do t’i ndryshojnë politikat e SHBA-së në Lindjen e Mesme
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit