LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësja e Kosovës për femra, Fazlija: Ndeshje e mirë, me këto lojtare dhe disa nga jashtë do ta krijojmë boshtin tonë

Përzgjedhësja e Kosovës për femra, Fazlija: Ndeshje e mirë, me këto lojtare dhe disa nga jashtë do ta krijojmë boshtin tonë

Vashat e Kosovës A në ndeshjen e parë miqësore në ballafaqim me Maqedoninë e Veriut, që u zhvillua sot në Shkup, kanë triumfuar me rezultat bindës 3-1.

Futbollistet tona gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mira, duke zotëruar plotësisht takimin.


Dojneta Halilaj, Fleta Musaj dhe Feride Kastrati i shënuan golat në këtë ndeshje.

Pas ndeshjes Afërditë Fazlija, përzgjedhëse  e Kosovës, u nda u kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, pasi shumë prej tyre ishin nga Superliga.

“Këto ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme dhe të mirëseardhura  sidomos kur kemi të bëjmë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor dhe kjo është forma më e mirë për të parë cilësitë dhe mundësitë tona”.

“Ishte një lojë e mirë, përkundër se në momente kishim zbrazëtira në mes reparteve, por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë dhe ky ekip mundet të bëjë më mirë dhe më shumë.  Me siguri ky brumë që është dhe me disa futbolliste nga jashtë mendoj se do të kemi një Kombëtare solide për kualifikimet e ardhshme”, ka thënë Fazlija në ueb faqen e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori