LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes: Gjeorgjia kundërshtar i fortë, por ne duam maksimumin nga ky takim

Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes: Gjeorgjia kundërshtar i fortë, por ne duam maksimumin nga ky takim

Kosova do të luajë përballet Gjeorgjisë nesër nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2020.

Para ndeshjes ka folur përzgjedhësi Bernard Challandes, duke e analizuar kundërshtari e radhës, madje duke i cilësuar si shumë të fortë.


“Të dyja ekipet jemi në kërkim të tre pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia, mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërt”.

“Gjeorgjia në ndeshjet e kaluar ka pasur paraqitje të mira është mposhtur krejt në fund nga Spanja dhe ka arritur barazim ndaj Greqisë, sigurisht që ata synojnë fitoren ndaj nesh”.

“Ne hyjmë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë por padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimin tonë në këto kualifikime”, ka thënë fillimisht Challandez.

Zvicerani u pyet nëse do të jetë më e lehtë për Kosovën që ndeshja e nesërme do të luhet pa tifozë.

“Nuk jemi të lumtur që do të luajmë pa shikues, pasi futbolli pa shikues nuk është shumë emocionues, edhe për futbollistët nuk do të jetë e lehtë të luajnë në një stadium pa tifozë”.

Foto: FFK

“Megjithatë jemi në një situatë të vështirë nga pandemia dhe duhet të mësohemi të luajmë kështu”.

“Unë besoj te këta futbollistë që kam dhe padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë”, deklaroi Challandes./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori