LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Belgjikës, Martinez: Lukaku lojtar i kompletuar fal Contes

Përzgjedhësi i Belgjikës, Martinez: Lukaku lojtar i kompletuar fal Contes

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se Romelu Lukaku duhet të falënderojë trajnerin e Interit, Antonio Conte, që e ka kthyer në lojtar të kompletuar.

Reklama

27-vjeçari po vazhdon të bëjë përshtypje të mira me Nerazzurrët, duke kontribuar me 17 gola në 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, ndërsa prej kalimin në këtë klub ka shënuar 57 gola në 81 ndeshje garuese.

Martinez beson se lëvizja nga Manchester United në Inter erdhi në momentin perfekt për ish sulmuesin e Chelseat dhe Evertonit.

“Ai shënon si të tjerët. Krijon dhe shënon, krijon dhe shënon, krijon dhe shënon …”.

“Ai arriti në Milano në momentin perfekt. Ai u bë një lojtar i kompletuar, padyshim falë Contes”.

“Sot, në moshën e tij, nuk ka asnjë sulmues kaq të fortë sa ai”, ka thënë Martinez për La Gazzetta dello Sport.

Martinez shpjegoi se lojtari belg gjithmonë kishte potenciali për t’u bërë një lojtar vendimtar.

“Në të kaluarën, Romelu gjithmonë kishte potencialin për të qenë në gjendje të bënte atë që po demonstron tani në Milano. Për mua nuk është befasi”.

“Për herë të parë në histori, një lojtar ka shënuar në pesë derbi rresht. Kjo i ka ndodhur Lukakut dhe nuk mund të jetë rastësi”, deklaroi Martinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Serie A
Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

La Liga
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Tenis
Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Ligat tjera
Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Ligat tjera
Kalo në kategori