LAJMI I FUNDIT:

Përse nuk duhet larë pulën taze

Përse nuk duhet larë pulën taze

Me larjen e mishit të shpezëve nga spërkatja e ujit përhapet bakteri Campylobacter, ka publikuar Agjencia e Standardeve të Ushqimit e Britanisë së Madhe

Bakteri kështu arrin në lëkurë, në sipërfaqe pune, rroba dhe pajisje të kuzhinës, transmeton Telegrafi.


Helmimi kryesisht manifestohet nëpërmjet dhembjeve në stomak, problemeve me tretjen dhe vjellje.

Brengos e dhëna që madje dy të pestat e njerëzve pikërisht veprojnë kështu me mishin para përgatitjes.

Në vend të kësaj, më me rëndësi është që mishin e pulës ta përpunoni termikisht mirë, qoftë kur e piqni apo e zieni, si edhe që para dhe pas trajtimit të mishit t’i lani duart mirë.

Agjencia e Standardeve të Ushqimit e Britanisë së Madhe i ka dhënë këto rekomandime:

– Mos e lani mishin e shpezëve. Nuk ka arsye t’i pastroni apo t’i lani gjurmët e gjakut nga mishi i pulës.

– Përdorni dërrasë të veçantë për prerjen e mishit të shpezëve dhe mos pritni në të perime apo artikuj të tjerë.

– Dezinfektoni sipërfaqen, sfungjerin dhe leckat dhe pajisjet për zierje të cilat kanë pasur kontakt me mishin e freskët të pulës.

– Kushtoni kujdes që mishi i pulës të jetë i përpunuar termikisht mirë para ngrënies. /Telegrafi/