LAJMI I FUNDIT:

Përse femrat kanë më shumë të ftohtë në zyre sesa meshkujt

Përse femrat kanë më shumë të ftohtë në zyre sesa meshkujt

Nëse jeni grua e cila punon në një zyre dhe gjithmonë e keni të ftohët, atëherë nuk jeni e vetmja.

Duket se shumica e ndërtesave me zyre mbahen në një temperaturë e cila është e përshtatshme për një mashkull mesatar.


Por, femrat në përgjithësi prodhojnë më pak nxehtësi trupore sesa meshkujt, që nënkupton se ato janë më të prira ta kenë të freskët në vend të punës.

Ndonëse hulumtimet kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat duan që lëkura e tyre të jetë e nxehtë në 33 gradë celsius, studimet sugjerojnë se femrat e preferojnë një ambient shumë më të ngrohtë sesa meshkujt.

Kjo është për faktin se trupat e femrave prodhojnë më pak nxehtësi sesa trupat e meshkujve. Mesatarisht, femrat janë më të vogla se meshkujt, ndërkaq kanë tendenca të kenë më pak muskuj dhe më shumë dhjam (dhe muskujt prodhojnë më shumë nxehtësi sesa dhjami). /Telegrafi/