LAJMI I FUNDIT:

Përplasje për klipin “Gjiganta” të MC Kreshës dhe Ledrit, produksioni paralajmëron padi ndaj kompanisë realizuese të maketave (Dokument)

Përplasje për klipin “Gjiganta” të MC Kreshës dhe Ledrit, produksioni paralajmëron padi ndaj kompanisë realizuese të maketave (Dokument)

Ditë më parë, është publikuar klipi “Gjiganta” i rep-artistëve Ledri Vula dhe MC Kresha.

Kënga e shumë pëlqyer nga publiku, mori vëmendjen edhe për klipin atraktiv, ku dy reperët shfaqeshin duke interpretuar së bashku në një skenë, ku ishte i improvizuar një mini-qytet me modele të ndërtesave të printuara në 3D.


Tani pasi gjithçka ka përfunduar dhe klipi ka ditë që ka dalë në YouTube, produksioni filmik dhe kompania që ka realizuar skenën kanë nisur një konflikt virtual.

Fillimisht, ishte kompania realizuese e modeleve fizike dhe arkitekonike, Le Arch 3D, të cilët në njoftim të gjatë në Facebook kanë akuzuar produksioni realizues të klipit “Gjiganta”, SuperCut për diskriminim gjinor dhe mos-pagesë të këstit të fundit të detyrimeve për maketat e realizuara.

Sipas njoftimit të Le Arch 3D, ky diskriminim është nxitur edhe nga fakti se drejtuesja e kësaj kompanie është femër dhe e kanë pasur më lehtë ta ushtrojnë neglizhencën mbi sipërmarrëse.

“Ky postim ka për qëllim të sensibilizoj të gjithë ata që e përkrahin dhe e vlerësojnë punën e bizneseve të udhëhequra nga gratë si dhe për të gjithë, ato apo ata, që kanë përjetuar një pervojë të njejtë apo të ngjashme! Për këtë më inkurajuan kolegët e përkrahësit tanë, të cilët ma rikujtuan që puna që bëhet në “Le arch 3D” është shumë profesionale dhe me vlera artistike!
Ky postim që është më ndryshe, ka të bëjë me rastin e bashkëpunimit me studio “SUPERCUT”, gjatë krijimit të modeleve për spotin “Gjiganta”e nuk ka të bëjë asgjë me artistët Ledri Vula dhe MC Kresha, përkundrazi, respekti në vecanti ndaj Ledri Vules na ka frymëzuar që të punojmë edhe me më shumë përkushtim !!!
Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që jemi përballur me diskriminim gjinor, i cili është ende shumë i pranishëm në Kosovë, mirëpo kur kjo rezulton edhe me mospagesë për mundin dhe punën e bërë, atëhere kjo është e patolerueshme!!! Bashkëpunimi me studion “SUPERCUT”, i udhëhequr nga Besian Durmishi dëshmoi të jetë aspak profesional e as mirënjohës ndaj punës tonë! Përveq të sjelljeve jo të mira ndaj punëtorëve tanë, gjatë fazës përfundimtare të dorëzimit dhe montimit të modelit, edhe na injoruan duke u munduar ta nënvlerësojnë punën tonë, e të cilën punë ata vet e aprovuan paraprakisht !!! E gjithë kjo, vetëm për ta shmangur pagesën e këstit të fundit.
Për më tepër, puna të cilën e kemi bërë është realizuar në rrethana të pandemisë e në kohë izolimi, gjë që i jep vlerë të shtuar përkushtimit tonë për ta përfunduar në mënyrë të mirëfilltë projektin.
Meqenëse maketa ishte dorëzuar para pagëses së këstit të fundit te “SUPERCUT” , ata arritën ta realizojnë spotin në tërësi dhe dëshmuan se nuk kishin më interes ta bëjnë pagesën e plotë dhe të fundit sipas marrëveshjes.
Por si duket kështu e ka kjo punë në Kosovë…”ajo e punon, e na e përdorim punën e saj edhe i marim meritat”.. “e ksaj po ja nëncmojmë punën se mandej sna lyp edhe qato pare qe i metem borxh”!
Strategji e njohur kjo te na në Kosove ?? !
Për më tepër po i ndaj me ju disa fotografi të prapaskenës gjatë punës së maketës.
I falendëroj të gjithë ata që na përkrahin dhe bashkëndjejnë me ne”, shkruhet në njoftimin e Le Arch 3D.

Foto nga realizimet e skenës miniaturë të klipit “Gjiganta” (Foto: Le Arch 3d/Facebook)

Për të kërkuar sqarime mbi këtë situatë, Telegrafi ka kontaktuar me produksionin SuperCut, përkatësisht udhëheqësin e saj, Besian Durmishi, i cili ka demantuar tërësisht atë që Le Arch 3D kanë shkruar në Facebook.

Durmishi sqaron se një produksioni si ai i SuperCut nuk do të bënte kurrë një diskrimin gjinor, e aq më pak të mos kryente detyrimet, duke e quajtur -punën që Le Arch 3D ka kryer të dështuar.

“Është për të ardhur keq ta lexosh një shkrim si ky. Një postim i thate si ky pa asnjë informacion relevant është shumë keqinformues. Në mënyrë që të gjykohet kjo punë, duhet të dihet se çka në të vërtetë ka ndodhë mes bashkëpunimit tonë. E vërteta që Le Arch nuk po e tregon është që ky projekt është i dështuar prej anës së tyre. Papërgjegjësi në afate kohore, në kualitet të punës, në sjellje, mashtrim me referenca, dhe po ashtu mungesë respekti për stafin tonë, në veçanti parteneren time (bashkë-pronare në Supercut). Po ashtu vlen të ceket që SuperCut është një kompani e cila 80 për qind të stafit e ka gra dhe po ashtu bashkëpronare një grua (50 për qind). Ne mburremi që përfaqesohemi kaq shumë nga gratë. Diskriminimi në baze gjinore nuk ka pasur vend asnjëherë në karakterin tim dhe kjo mund të dëshmohet shumë lehtë”, thuhet në përgjigjen e SuperCut dërguar Telegrafit.

Regjisori Besian Durmishi , Ledri Vula dhe MC Kresha gjatë realizimit të klipit “Gjiganta” (Foto: Instagram)

Përfaqësuesi i këtij produksioni gjithashtu ka paralajmëruar edhe se do të ngrejë padi nga kompanisë në fjalë.

“Ne jemi duke e përgatitur padinë ndaj Le Arch 3D dhe aty besoj do të zgjidhet gjithçka”, ka thën՝ Besian Durmishi për Telegrafin.

Përndryshe, klipi “Gjiganta” i reperëve Ledri Vula dhe MC Kresha deri më tash ka arritur një shikueshmëri mbi 600 mijë klikime, në një periudhë kohore prej katër ditësh.

Telegrafi ka siguruar ekskluzivisht edhe dokumentin origjinal të marrëveshjes mes dy kompanive, në të cilat produksioni akuzon kompaninë realizuese të maketave për punët e pakryera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori