LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e ashpër mes Molliqajt e Konjufcës për shkarkimin e Aida Dërgutit

Përplasje e ashpër mes Molliqajt e Konjufcës për shkarkimin e Aida Dërgutit

Kërkesa e Vetëvendosjes për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, ka bërë që të përplasen ashpër deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj me shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ani pse dikur çdo vendim e merrnin së bashku.

Gjatë fjalës së tij Glauk Konjufca nuk ka nguruar që ta krahasojë me presidentin Hashim Thaçi, ish-partiakun e tij Dardan Molliqaj.


“Moti se nuk e pasna dëgjuar Hashim Thaçin tu fol në Kuvend. Pasna harru se që dy vite nuk u kanë. Qysh po tingllojka si Thaçi, me atë stilin se për ty kam diçka, po mos m’shti me fol, mos me shti me të thanë e me i shkua deri në fund se nuk e din çka të gjënë. Moti nuk e pasna dëgju, një diskurs të tillë qesharak. Kjo foltore nuk është adekuate me i shpalosë traumat që i kanë pas prej debateve”, ka thënë Konjufca.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dardan Molliqajt, i cili i ka porositur ish bashkëpartiakët e tij që nëse vazhdojnë kësisoj, ai do t’ua nxjerrë “letrat” të Vetëvendosje e di cilat janë.

“Po ta pranoj. Kam traumë, e kam prej teje, prej një njeriu që e kam respektuar shumë. Glauk njëri i mirë por, pa dinjitet. Unë po tingëllojë si Kadria, Ramushi, Isa, po unë nuk i shërbejë askujt. Nuk po të them ty sahanlëpirës, por, ti je bërë shërbyes Glauk”, u shpreh Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori