LAJMI I FUNDIT:

Përplaset me kundërshtarët dhe shtynë gjyqtarin shkaku i vendimit të marrë – James Rordiguez ‘pushton’ internetin për të keq

Përplaset me kundërshtarët dhe shtynë gjyqtarin shkaku i vendimit të marrë – James Rordiguez ‘pushton’ internetin për të keq

James Rodriguez nuk po kalon një kohë të mirë në Katar. Mesfushori kolumbian e mbylli ndeshjen me karton të kuq në disfatën e djeshme nga Al Rayyan dhe si pothuajse asnjëherë më parë, ai u pa duke duartrokitur dhe shtyrë arbitrin pas vendimit. Por cilat ishin motivet e James për të reaguar në këtë mënyrë?

Të gjitha polemikat janë krijuar pas faullit në minutat e fundit të lojës. Ashpërsia me të cilën hyn rivali, duke ndërhyrë me vonesë dhe duke mos pasur kontakt me topin, e la Jamesin të shtrirë në fushë me dhimbjeje, duke shkaktuar një debat mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe arbitrit.

Pas kalimtit të asaj situate, zemërimi kryesor i mesfushorit kolumbian u krijua me vendimin e arbitrit, i cili vendosi të mos ndëshkojë lojtarin kundërshtar që tashmë e kishte të verdhën. Pikërisht atëherë James, pa kontroll, reagon ndaj bendimit dhe sheh kartonin e parë të verdhë, një çështje që do të tërbonte më tej futbollistin, i cili vazhdoi të pretendonte deri sa u përjashtua.

PA: James Rodriguez in action for Al-Rayyan.

Pafuqia e James vjen para rezultateve të dobëta të skuadrës së tij, e cila ka vetëm dy fitore në tetë ndeshje dhe ka humbur tashmë dy ndeshje kyçe në vit: finalen e Kupës së Emirateve kundër Al Sadd të Xavit, dhe klasikja dje ndaj Al Arabit.

Me vetëm tre ndeshje të luajtura, James e di që duhet të jap maksimumin, ndaj ky përjashtim i heq sërish vazhdimësinë që ai kërkon aq shumë për të rifilluar nivelin e tij më të mirë.

Së fundi, emri i kolumbianit përfshihet sërish në një polemikë, duke krijuar një impakt të madh mediatik në botën e futbollit dhe hap sërish pikëpyetjet e vendimit të tij për të luajtur në futbollin e Katarit, vend në të cilin pas disa javësh ai ende nuk është e mundur të akomodohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori